Page 13 - Demo
P. 13
Kimia 711PLANI DYMUJORPlani dymujor duhet të përmbajë këto elemente: temat mësimore, RNK (kompetenca), RNF, korrelacionin dhe çështjet ndërkurrikulare, lëndët mësimore, RNL, njësitë mësimore, kohën e nevojshme, metodologjitë e mësimdhënies dhe vlerësimit dhe burimet mësimore.Planifikimi dymujor ka për qëllim zbërthimin e temave mësimore në njësi mësimore, të cilat kanë për synim arritjen e rezultateve të identifikuara të të nxënit të shkallës kurrikulare (kompetencave) dhe të fushës kurrikulare, për temën mësimore të caktuar. Gjithashtu, ka për qëllim identifikimin e rrugëve (metodologjisë), mjeteve, materialeve dhe burimeve për arritjen dhe vlerësimin e nivelit të arritjes së këtyre rezultateve. Më poshtë do të gjeni një model të planifikimit dymujor (për dymujorin e parë shtator-tetor).Rezultatet e të nxënit të fushës kurrikulare të shkallës që synohen të arrihen përmes shtjellimit të temës (temave): 1. Shkathtësitë hulumtuese në shkenca 1.1. I kushton kujdes saktësisë, precizitetit dhe produktit gjatë punës.1.2. Ofron hipoteza të bazuara në një numër vëzhgimesh dhe të dhënash të vlefshme.1.3. Propozon ide ose teori të thjeshta, të cilat mund të demonstrohen me eksperiment.1.4. Grumbullon informata dhe të dhëna nga burime të ndryshme brenda dhe jashtë klasës dhe nga TIK-u.1.5. Zbaton rregullat e sigurisë gjatë punës praktike (duke përfshirë edhe shenjat e rrezikut).1.6. Prezanton shpjegime të arsyeshme, duke përfshirë të dhënat nga parashikimet dhe hipotezat.2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.Kontributi në rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës 3:I. Kompetenca komunikim dhe të shprehur – Komunikues efektivI.1. Lexon rrjedhshëm, me intonacion të duhur, një tekst të caktuar rrëfyes, përshkrues, shkencor a publicistik etj., dhe e komenton atë sipas kërkesës, me gojë ose me shkrim.I.2. Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.I.3. Veçon porosinë kryesore të lexuar ose të dëgjuar nga një burim, si: libër, gazetë, revistë, internet, radio TV etj., e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një punimi/detyre me shkrim.I.4. Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.

