Page 15 - Demo
P. 15
Kimia 713IV. Kompetenca për jetë, punë dhe mjedis – Kontribuues produktivIV.1. Përgatit planin për organizimin e një aktiviteti të caktuar në shkollë ose në komunitet dhe e realizon atë me sukses.IV.2. Zhvillon një projekt individual ose në bashkëpunim me anëtarët e grupit, për kryerjen e një aktiviteti mjedisor apo shoqëror me rëndësi për shkollën ose për komunitetin.IV.3. Diskuton në grup moshatarësh për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit, për pasojat që sjell dëmtimi i mjedisit për jetën e njeriut dhe propozon masat që duhet të ndërmerren për evitimin e tyre.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.IV.5. Përdor programet kompjuterike për përgatitjen e materialeve të nevojshme (grafikë, ilustrime të nevojshme, dizajnim të ftesave, pamfleteve, njoftimeve apo publikimeve të tjera) për nevoja të klasës dhe të shkollës.V. Kompetenca personale – Individ i shëndoshëV.2. Vlerëson përmbajtjen e vlerave pozitive dhe negative, të paktën të tri llojeve të ushqimeve të cilat konsumohen në mjedisin e tij ose në rrethinë.V.5. Identifikon shenjat e rrezikut në prodhime apo objekte konkrete dhe u shpjegon të tjerëve porosinë apo kërkesën e tyre vizuale.V.7. Kërkon ndihmë/këshillë pa hezitim nga personat dhe shërbimet përkatëse për përkrahje a mbështetje në situata të supozuara si potencialisht të rrezikshme në të cilat cenohet shëndeti fizik dhe mendor.V.8. Shpjegon, gjatë një debati, prezantimi, me gojë ose me shkrim, pasojat e përdorimit të duhanit, alkoolit, drogës dhe substancave të tjera të dëmshme për shëndetin dhe mirëqenien e individit.VI. Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëmVI.1. Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, në shkollë etj., dhe merr qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i përfillin ato duke ua shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bëjnë pjesë.

