Page 24 - Demo
P. 24


                                    Libër për mësuesin/en22NATYRA GRIMCORE E LËNDËSNë këtë kapitull trajtohen shumë aspekte nga kimia, të cilat lidhen direkt me përditshmërinë e nxënësit. Prandaj, gjatë punës në klasë, sugjerohet të përdoren sa më shumë shembuj nga jeta e përditshme nxënësve, në mënyrë që të jetë më interesante dhe të rritet motivi i fëmijëve për punë.Kur flitet për rolin e kimisë në jetën tonë, përveç shembujve që janë dhënë në libër, mund të përdoren edhe shembuj të tjerë, si: zbulimi i plastikave, ekraneve të televizorëve e telefonave, zbulimet e ndryshme të barnave etj., apo edhe zbulimet dhe hulumtimet e fundit, të cilat janë duke u zhvilluar në botë. Për zbulimet e fundit mund të përdoren faqe të ndryshme interneti: (https://www.acs.org/content/acs/en/acs-webinars/technology-innovation.html) apo edhe gazeta e revista.Klasifikimi i substancave është temë e njohur për nxënësit nga klasa e katërt dhe e pestë, por që mund të punohet më shumë në krahasimin e vetive mes substancave, e cila do të ndihmonte në zhvillimin e koncepteve të përgjithshme nga kimia.Organizimi i punës në laborator, rregullat e punës, si dhe shenjat në laboratorin e kimisë janë shumë të rëndësishme, pasi përveç kujdesit ndaj vetes dhe të tjerëve, ato zhvillojnë edhe përgjegjësinë dhe shprehitë e punës në përgjithësi. Këto njësi mësimore mund të zhvillohen edhe me demonstrime, simulime apo aktivitete të ndryshme. Informata më të gjera mund të gjeni edhe në adresën elektronike: - https://www.acs.org/content/acs/en/chemical-safety.html?cid=home_trendingNdarja e substancave të pastra nga përzierjet është pjesa ku mund të përzgjedhim një numër të madh të eksperimenteve, të cilat nxënësit/et mund t’i kryejnë. Te kjo pjesë, mundohuni të organizoni mësimin në atë mënyrë që nxënësit/et të nxjerrin vetë përfundime, e jo vetëm t’i demonstrojnë eksperimentet.Në këtë kapitull paraqitet edhe zhvillimi historik i teorive rreth strukturës së atomit dhe tabelës periodike ku gjatë mësimdhënies mund të përdoret lexim kuptimi i tekstit mësimor apo edhe videove të ndryshme nga interneti. Për trajtimin e këtyre njësive mësimore, përveç tekstit “Kimia 7” dhe fletores së punës, mund të përdoren edhe materiale dhe burime nga interneti, si:- https://www.britannica.com/science/atom- http://www.rsc.org/learn-chemistry/resource/res00001113/interactive-periodic-tablegame?cmpid=CMP00002097 Duke pasur parasysh faktin që struktura e atomit është thelbësore për të kuptuar të gjitha aspektet e tjera në kimi, sugjerohet që të punohet sa më shumë në kuptimin e tyre, e jo vetëm në njohjen e fakteve. Sugjerohet që njësitë mësimore të zhvillohen ngadalë, hap pas hapi. Për këtë arsye, edhe në planin vjetor, i është dhënë një numër më i madh orësh.Janë dhënë disa modele të orës mësimore, të cilat mund t’i përdorni ashtu siç janë, t’i modifikoni ato apo edhe t’i organizoni në mënyrën që ju përshtatet.
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28