Page 25 - Demo
P. 25


                                    Kimia 723ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Natyra grimcore e lëndësRezultati i të nxënit të temës:Definon objektin e studimit të lëndës së kimisë dhe rolin e saj si shkencë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2, II.5, III.3,5Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Rëndësia e kimisë në jetën tonë.Fjalët kyçe: Shkencat natyrore, kimia, materia, vetitë e substancave, shndërrimet. Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:1. Definon objektin e studimit të lëndës së kimisë dhe rolin e saj si shkencë.Kriteret e suksesit:1. Numëro së paku 3 zbulime që mendon se janë më të rëndësishme për botën.2. Formulo një përkufizim rreth studimit të kimisë, duke përdorur shembuj të objekteve nga klasa.3. Gjej së paku tri disiplina me të cilat është e lidhur ngushtë lënda e kimisë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Materiale të printuara, fletorja, lapsi.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Njësia mësimore ndërlidhet me të gjitha fushat, me biologjinë rreth zbulimeve shëndetësore dhe bujqësore, me fizikën rreth aparaturave të ndryshme, me gjeografinë rreth natalitetit dhe mortalitetit në periudha të ndryshme, jeta dhe puna rreth TIK-ut dhe prodhimtarisë, ndërtimtarisë etj.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREOra e mësimit fillon me diskutim të orientuar rreth zbulimeve nga kimia.Merren ide nga nxënësit/et dhe shënohen në tabelë disa nga zbulimet që mendojnë se kanë ndryshuar botën dhe të mirat, të cilat i kemi sot si rezultat i këtyre zbulimeve.Kërkohet nga nxënësit/et të listojnë së paku pesë objekte që gjenden në klasë (banka, karriget, dritaret, veshmbathjet, çantat etj.). Pasi listojnë nga mësimdhënësi/ja, shënohen disa prej tyre në tabelë dhe diskutohet se si janë prodhuar dhe cili ka qenë roli i kimisë në prodhimin e tyre.
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29