Page 26 - Demo
P. 26


                                    Libër për mësuesin/en24Gjithashtu, nga nxënësit/et kërkohet të japin ide, duke marrë parasysh objektet e diskutuara më parë rreth rolit të kimisë, se çka studion kimia? Është e rëndësishme që përmes shembujve, të arrihet deri te përkufizimi i studimit të kimisë. Ajo mund të arrihet përmes pyetjeve të orientuara, si:“A na intereson se me çfarë materiali janë të ndërtuara objektet?A janë të forta këto objekte? Çfarë ngjyre kanë? A treten në ujë? A digjen?” etj., duke e drejtuar diskutimin rreth përbërjes, vetive dhe shndërrimeve të materies.Së bashku me nxënësit/et nxirret edhe definicioni rreth studimit të lëndës së kimisë.Sërish, përmes pyetjeve kërkohet të gjendet lidhja e kimisë me disiplina tjera, si: shëndetësia, biologjia, fizika, ndërtimtaria, bujqësia, matematika etj.Bashkë me nxënësit/et mund të ndërtohet një diagram me disiplinat e përmendura dhe fushat e ndërlidhjes me to.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësohen me listë kontrolli, ku janë të përfshihet listimi i 3 zbulimeve nga kimia, si dhe diskutimi gjatë nxjerrjes së përkufizimit të studimit të kimisë dhe ndërlidhjes me disiplina tjera. Vlerësohen edhe shënimet e nxënësve, të cilat e vënë theksin në ndërlidhjet e bëra.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURKërkohet nga nxënësit/et që të hulumtojnë në internet rreth zbulimeve më të mëdha në kimi, si dhe të plotësojnë fletoren e punës për këtë njësi mësimore. 
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30