Page 27 - Demo
P. 27
Kimia 725ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Natyra grimcore e lëndësRezultati i të nxënit të temës:Shpjegon rolin e eksperimentit në kimi.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2, II.3,4, III.3,5, Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Roli i eksperimentit në kimi.Fjalët kyçe: Eksperiment, hipotezë, teori, metodë shkencore.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- Demonstron eksperiment të thjeshtë nga kimia.- Vërteton me anë të eksperimentit saktësinë e një hipoteze.- Shpjegon rolin e eksperimenteve në kimi dhe hapat e realizimit të një eksperimenti.Kriteret e suksesit:- Realizo një eksperiment sipas udhëzimeve të dhëna.- Vërteto nëse hipoteza e dhënë është e saktë nga eksperimenti i realizuar.- Shpjego me fjalë rolin e eksperimentit në shkencë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Fletorja, lapsi, mjetet laboratorike për zhvillimin e eksperimenteve (gota, termometër, akull, kripë, sheqer, sodë etj.).Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Njësia mësimore ndërlidhet me të gjitha fushat, me fizikën dhe biologjinë rreth hulumtimit në shkencat e natyrës, me gjuhët dhe komunikimin rreth formulimit të konkluzioneve, jeta dhe puna rreth punës precize dhe matjeve, matematikën rreth llogaritjeve aritmetike etj.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREOra e mësimit fillon me diskutim të orientuar rreth rolit të eksperimentit. Diskutimi orientohet përmes pyetjeve se si mund ta zgjedhim një problem dhe a mund të vlejë ajo zgjidhje edhe për raste të ngjashme.

