Page 28 - Demo
P. 28
Libër për mësuesin/en26Diskutohen hapat e një hulumtimi në shkenca, siç janë: vëzhgimi dhe identifikimi i problemit apo situatës, paraqitja e hipotezës, vërtetimi i hipotezës dhe nxjerrja e përfundimit.Caktohen nxënësit/et në grupe për të realizuar eksperimentin e paraqitur në fletore pune. Në mungesë të termometrave dhe matjes së temperaturës vazhdimisht në frigorifer, mund të aplikohet edhe eksperimenti më i thjeshtë, ku njërës nga dy gotat me akull i shtohet kripë. Përcillet shpejtësia e shkrirjes së akullit në të dyja gotat dhe vërtetohet nëse kripa ndikon në shkrirjen më të shpejtë të akullit.Kërkohet të nxjerrin një përfundim në grup dhe e paraqesin para të tjerëve. Krahasohet rezultati i secilit grup dhe vërtetohet nëse të gjitha grupet kanë dhënë përfundimin e njëjtë.Kërkohet të shënojnë dy, tri fjali rreth rolit të eksperimentit të tyre dhe dy-tri eksperimenteve të tjera, të cilat kanë ndikuar në jetën tonë.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësohen me listë kontrolli, ku përfshihen: puna praktike, vërtetimi i hipotezës dhe nxjerrja e përfundimit të reaksionit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURKërkohet nga nxënësit/et që të plotësojnë fletoren e punës për këtë njësi mësimore.

