Page 29 - Demo
P. 29
Kimia 727ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Natyra grimcore e lëndësRezultati i të nxënit të temës:Dallon pajisje laboratorike sipas përbërjes dhe përdorimit të tyre.Identifikon shenjat e rrezikshmërisë së substancave.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.3,4, III.2,3,5, V.5, 7Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Laboratori i kimisë.Fjalët kyçe: Mjete laboratorike, shenja të rrezikut, lëndë helmuese, gërryese, e djegshme, dëmtuese e mjedisit.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- Dallon pajisje laboratorike sipas përbërjes dhe përdorimit të tyre.- Identifikon shenjat e rrezikshmërisë së substancave.Kriteret e suksesit:- Emërto pajisjet laboratorike nga qelqi, metali dhe porcelani.- Trego përdorimin e pajisjeve laboratorike sipas specifikave të tyre.- Trego rrezikun e substancave të ndryshme duke u bazuar në shenjat e rrezikshmërisë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Fletorja, lapsi, fotografi, mjetet laboratorike (gota, termometër, epruveta, erlenmajer, havan me shtypëse etj.).Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Njësia mësimore ndërlidhet me të gjitha fushat, me fizikën rreth punës me termometër, vëllimit të lëngjeve, jeta dhe puna rreth punës precize dhe matjeve, matematikën rreth llogaritjeve aritmetike, biologji rreth shëndetit dhe ndikimit të substancave të ndryshme në shëndet etj.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORENxënësit/et në laborator shohin mjetet laboratorike dhe diskutohet për qëllimin e përdorimit të tyre. Në mungesë të laboratorit, mund të dërgohen të vizitojnë ndonjë laborator të ndonjë shkolle tjetër ose mjetet e punës mund të diskutohen edhe përmes fotografive.

