Page 31 - Demo
P. 31


                                    Kimia 729ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Natyra grimcore e lëndësRezultati i të nxënit të temës:Përshkruan materien dhe ndryshimet e saj. Demonstron me eksperiment, shndërrime fizike e kimike të substancave.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2,6, II.4,6, III.2,3,5Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Klasifikimi i substancave kimike.Fjalët kyçe: Materie, fushë fizike, substancë, substance elementare, komponim, përzierje homogjene, përzierje heterogjene, veti fizike, veti kimike, shndërrim fizik, shndërrim kimik.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- Dallon konceptet materie dhe substancë.- Klasifikon substancat sipas përbërjes dhe vetive.- Analizon përbërjen dhe vetitë e substancave elementare, komponimeve dhe përzierjeve.Kriteret e suksesit:- Defino me fjalë kuptimin e materies dhe substancës. - Grupo substancat e dhëna sipas përbërjes dhe vetive që kanë substancat.- Krahaso vetëtitë e elementeve, komponimeve dhe përzierjeve nga diagrami i paraqitur.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Fleta, lapsi, flipchart, marker, mjetet laboratorike (hinka, letra filtruese, magneti, gota laboratorike, flakëdhënësi, luga etj.) dhe substancat (rëra, kripa e gjellës, hekuri i imtësuar, uji).Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fizika (vetitë fizike të substancave), Gjeografinë (përhapja e substancave në Tokë). PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPjesa hyrëse: Për termin materie dhe substancë, për herë të parë nxënësit/et kanë mësuar nga lënda e fizikës në klasën e 6-të dhe lëndën e kimisë në klasën e 7-të. Ndërsa në klasën e 10-të, do të ketë zgjerim dhe thellim të njohurive dhe të kuptuarit e këtyre termave. Në fillim të orës mësimore, mësimdhënësi/ja bën kontrollimin e njohurive të mësimit paraprak ose kontrollimin e detyrave. Më pas, i njofton nxënësit/et me temën mësimore “Klasifikimi i substancave sipas përbërje dhe vetive” dhe e shkruan në tabelë. Për të marrë informacione nga ana e nxënësve, mësimdhënësi/ja ju parashtron disa pyetje për termat kryesorë: materie dhe substancë.- Çfarë është materia?- Cilat janë format e materies?- Çfarë janë substancat?- Si klasifikohen substancat sipas përbërje dhe vetive?
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35