Page 32 - Demo
P. 32


                                    Libër për mësuesin/en30- Gjatë diskutimit do të merren përgjigje të ndryshme për dy termat kryesorë: materie dhe substancë. Pas marrjes së përgjigjeve nga ana e nxënësve, mësimdhënësi/ja i plotëson përgjigje e tyre duke dhënë shpjegime dhe arsyetime për ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet këtyre dy termave kryesorë. Materia është term i përgjithshëm, që përfshin të gjitha materialet që na rrethojnë. Pra, çdo gjë që ekziston në natyrë, përbëhet prej materies. Për shembull: uji, ajri, Toka, bimët, kafshët, njerëzit, Hëna, Dielli, yjet etj. Materia ekziston në dy forma: në formë substance dhe në formë të fushës fizike (fushës së forcave). Substancat (lëndët) janë objekt i studimit të kimisë, ndërsa fusha fizike është objekt i studimit të fizikës. Fusha fizike manifestohet me forcat ndërvepruese ndërmjet trupave, pa pasur kontakt njëri me tjetrin. Për shembull: fusha gravitacionit, fusha elektromagnetike etj. Pra, material është një koncept më i gjerë se substancë, sepse përfshin: substancat e pastra, përzierjet e substancave dhe fushën fizike. Me termin substancë në kimi, kuptojmë substancat e pastra, të cilat janë të përbëra prej atomeve të elementeve kimike. Substancat kanë përbërje të përhershme kimike dhe karakterizohen nga veti të caktuara fizike dhe kimike. Sipas përbërjes, substancat e pastra klasifikohen në: substance elementare (elemente kimike) dhe substance të përbëra (komponime kimike). Substancat elementare përbëhen prej atomeve të elementeve të njëjta p.sh. ari, hekuri, oksigjeni, jodi, diamante, ozone, karboni. Elementi kimik është bashkësia e atomeve me numër atomik të njëjtë. Komponimet përbëhen prej dy e më shumë atomeve të elementeve kimike të ndryshme p.sh.: uji, kloruri i natriumit, gëlqerja e shuar ose hidroksidi i kalciumit etj.Deri më sot janë zbuluar dhe studiuar 113 elemente kimike (mbi 600 substanca elementare), ndërsa mbi 13 milionë komponime kimike. Kjo shifër nuk është e përfunduar, sepse brenda çdo dite në laboratorët e shteteve të ndryshme të botës zbulohen 200-300 substanca të reja.Pjesa kryesore e orës mësimore:Nxënësit/et ndahen në 5 grupe me nga 5 nxënës (kjo varet nga numri i nxënësve në klasë). Secili nxënës në grup merr një numër nga 1 deri në 5. Edhe tavolinat janë të shënuara me numra nga 1 deri në 5. Nxënësit/et që tërheqin numrin 1, vendosen në tavolinën numër 1, e kështu me radhë. Zgjidhet udhëheqësi/ja i grupit në çdo tavolinë, i cili pas përfundimit të punës eksperimentale, raporton në emër të grupit. Në çdo tavolinë shpërndahen fletat e punës të përgatitura paraprakisht nga mësimdhënësi/ja me përshkrimin e veglave, mjeteve të punës dhe reaktivët.Substancat (vetitë fizike dhe kimike, përzierjet, shndërrimet fizike dhe kimike).Çdo grup i nxënësve i ka të përshkruara detyrat e veçanta në fletën e punës që do ta plotësojnë.Fleta 1 Të studiohen vetitë fizike dhe kimike të substancave (ujë i distiluar, klorur natriumi, sheqer, shirit magnezi, hidroksid natriumi) që do të vrojtojnë: gjendja agregate, ngjyra, era, tretshmëria në ujë, djegshmëria.Fleta 2 Të studiojnë përzierjet (ujë i distiluar + klorur natriumi, ujë i distiluar + hidroksid natriumi, ujë i distiluar + vaj) që do të vrojtojnë: Fleta 3 Të studiojnë shndërrimin fizik dhe shndërrimin kimik të substancave (ujë i distiluar, sheqer, shirit magnezi, hidroksid natriumi, alkool etilik, ) që do të vrojtojnë:Fleta 4 Të studiojnë cilat janë substanca elementare, komponime, përzierje homogjene, përzierje heterogjene në shembujt e dhënë (ujë mineral, folie alumini, ekzemplar të mineralit galenit, tretësirë klorur natriumi, sheqer i rëndomtë-sakarozë) që do të vrojtojnë: Fleta 5 Të studiohen vetitë fizike dhe kimike të substancave (ujë çezme, gozhdë hekuri, alkool, sulfat bakri kristalor) që do të vrojtojnë: Pas leximit dhe diskutimit të materialit në grupe, kalohet në realizimin e detyrave konkrete. Koha e përfundimit të detyrave 15-20 minuta. Gjatë procesit të kryerjes së vrojtimit të substancave dhe eksperimenteve, nxënësit/et do të monitorohen dhe ndihmohen nga mësimdhënësi/ja.Udhëheqësit e grupeve raportojnë për rezultatet përfundimtare, të cilat i kanë realizuar gjatë vrojtimit të substancave dhe punës eksperimenteve.Pas raportimit nga ana e nxënësve, zhvillohet një debat, përmes pyetjeve që parashtrohen nga ana e nxënësve dhe përgjigjeve të tyre, ndërsa mësimdhënësi/ja së bashku me nxënësit/et, bën ndërlidhjen e të gjitha rezultateve dhe sistematizimin e tyre në tabelë, në formë diagrami etj.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi dhe vetëvlerësimi bëhet me fletë ose listë kontrolli (shih librin e mësimdhënësit).DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPlotësohen detyrat e dhëna në fletore pune për klasifikimin e substancave.
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36