Page 33 - Demo
P. 33


                                    Kimia 731ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Natyra grimcore e lëndësRezultati i të nxënit të temës:Demonstron praktikisht ndarjen e përzierjeve me metoda fizike (metodën e ndarjes me magnet, filtrim, distilim, kristalizim, dekantim dhe kromatografi në letër). Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2,3, II.1,3,4,5 III.1,3,5 V.5Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshmeASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Përzierjet dhe ndarja e tyreFjalët kyçe: Metoda të ndarjes, përzierje, veti e substancës, filtrim, kristalizim, tretshmëri, magnetizim, dekantim, distilim, avullim.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreKriteret e suksesit:- Shëno në tabelë së paku nga tri veti fizike për të tria substancat e dhëna.- Vizato skemën e punës duke paraqitur të gjithë hapat e nevojshëm për ndarjen e substancave nga përzierja e dhënë.- Ndaj praktikisht substancat nga përzierja, duke zbatuar rregullat e punës në laborator.- Jep argument për përzgjedhjen e secilës metodë gjatë ndarjes së përzierjes.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Fleta, lapsi, flipchart, marker, mjetet laboratorike (hinka, letra filtruese, magneti, gota laboratorike, flakëdhënësi, luga etj.) dhe substancat (rëra, kripa e gjellës, hekuri i imtësuar, uji).Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Njësia mësimore ndërlidhet me të gjitha fushat, me biologjinë rreth ndarjes së përbërësve të gjakut gjatë analizave, puna e veshkave etj., me teknologjinë rreth përfitimit të materialeve të ndryshme, me fizikën rreth vetive të trupave etj.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREOra e mësimit fillon me diskutimin rreth vetive fizike të substancave. Kërkohet nga nxënësit/et të listojnë së paku 5 veti të substancave dhe pastaj shënohen nga mësimdhënësi/ja në tabelë (ku nëse është e nevojshme plotësohen edhe nga mësimdhënësi/ja vetitë e substancave, të cilat do të përdoren gjatë orës mësimore). Vetitë të cilat listohen së bashku, pritet të jenë: pikat e vlimit, pikat e shkrirjes, vetitë magnetike, dendësia, madhësia e grimcave, tretshmëria, kristalizimi, sublimimi etj.
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37