Page 34 - Demo
P. 34
Libër për mësuesin/en32Nxënësit/et ndahen në grupe me nga 4-5 veta dhe u jepet një përzierje, e cila përmban: hekur pluhur, kripë dhe rërë.Nxënësit/et njihen me substancat nga të cilat përbëhet përzierja dhe kërkohet nga ata që të plotësohen vetitë e substancave në tabelën e dhënë:Substanca në përzierje Vetitë e substancaveHekuriRëraKripa e gjellësPas plotësimit të tabelës, kërkohet nga grupet e nxënësve të përcaktojnë metodat, të cilat mund të përdoren për ndarjen e këtyre substancave dhe të përzgjedhin mjetet e punës që u nevojiten për ta realizuar ndarjen e substancave përmes eksperimentit.Ndihma në përcaktimin e metodave mund t’u jepet nga mësimdhënësi/ja përmes pyetjeve, si:- Cila nga substancat tretet në ujë?- Cila nga substancat ka veti magnetike?- Si mund të ndahen grimcat e ngurta nga lëngjet?Pas përcaktimit të metodave të ndarjes dhe përzgjedhjes së pajisjeve, kërkohet nga nxënësit/et të vizatojnë një skicë/plan të punës hap pas hapi në fletoret e tyre. Skica mund të duket si vijon.Mënyra e paraqitjes së skicës mund të jetë e ndryshme, por që tregon qartë hapat që do të ndiqen gjatë punës praktike. Pas kryerjes së skicës, nxënësit/et ndajnë praktikisht substancat nga përzierja, duke respektuar rregullat e punës në laborator (që janë mësuar paraprakisht gjatë orëve të mëhershme).Mënyra e mundshme e ndarjes së përzierjes është: së pari me magnet largohen copëzat e hekurit, pastaj pjesa e mbetur e përzierjes (rërë dhe kripë) treten në ujë të ngrohtë ku kripa tretet plotësisht, ndërsa rëra jo. Përmes filtrimit ose dekantimit, ndahet rëra nga përzierja dhe, në fund, kripa mund të largohetme kristalizim ose avullim.Në “flip chart” nxënësit/et, sipas grupeve, paraqesin skemën e punës dhe arsyetojnë secilin hap të punës që kanë ndërmarrë për ndarjen e substancave dhe ato vendosen para klasës. Kërkohet nga nxënësit/et të krahasojnë punën e tyre me grupet e tjera. Nxënësit/et mund të debatojnë rreth përzgjedhjes së metodave (nëse ato kanë qenë të ndryshme) më të përshtatshme në aspektin ekonomik dhe të sigurisë.

