Page 36 - Demo
P. 36


                                    Libër për mësuesin/en34ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Natyra grimcore e lëndësRezultati i të nxënit të temës:Definon atomin si mikrogrimcë e përbërë. Tregon karakteristikat e protoneve, elektroneve dhe neutroneve në atom.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3, II.4,7 III.2,3,5Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Struktura e atomit.Fjalët kyçe: Atom, bërthamë, proton, neutron, elektron.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreKriteret e suksesit:- Numëro pjesët përbërëse të atomit.- Trego karakteristikat e protoneve, neutroneve dhe elektroneve.- Gjej dallimet dhe ngjashmëritë e grimcave të atomit.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: fletë formati A3 apo A2 me modele atomike, video-projektorLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fizika (struktura e atomeve, ngarkesat elektrike), Matematika (veprime aritmetike), Teknologjia (identifikimi i materialeve)PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREMësimdhënësi/ja i pyet nxënësit/et nëse kanë provuar të vëzhgojnë apo përshkruajnë diçka që nuk mund ta shohin. Ndër shekuj, shkencëtarët janë munduar që të përshkruajnë grimcat shumë të vogla, nga të cilat është e ndërtuar materia, pra atomet. Ata ndërtonin modele se si do të dukej atomi, duke u bazuar në rezultatet eksperimentale. Mësuesi/mësuesja i pyet nxënësit/et se çfarë janë atomet dhe çka do të thotë emri atom? Përgjigjet e mundshme do të jenë se atomet janë grimca të imëta të materies, të cilat me metoda fizike dhe kimike nuk mund të ndahen më tutje dhe, emrin atom, për herë të parë e përdori filozofi grek, Demokriti, për grimcat “e pandashme” (atomos).
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40