Page 38 - Demo
P. 38


                                    Libër për mësuesin/en36ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Natyra grimcore e lëndësRezultati i të nxënit të temës:Përdor numrin atomik dhe numrin e masës për përcaktimin e llojit të atomit.Diskuton ngjashmëritë dhe dallimin mes izotopeve të një elementi (shembulli i izotopeve të hidrogjenit).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3, II.4,7 III.2,3,5Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Masa atomike relative dhe 24 masa molekulare relative.Fjalët kyçe: Numri atomik, numri i masës, izotopet, hidrogjen, deuterium.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreKriteret e suksesit:- Gjej elementin nga numri i protoneve të dhëna dhe anasjellas.- Llogarit numrin e masës së elementit nga numri i protoneve dhe i neutroneve.- Krahaso izotopet e hidrogjenit sipas strukturës atomike të tyre.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: fletore, libër, video-projektor. https://phet.colorado.edu/en/simulation/isotopes-and-atomic-massLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fizika (struktura e atomeve, masa e grimcave), Matematika (veprime aritmetike), Teknologjia (roli i pajisjeve nukleare).PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPas një reflektimi të shkurtër rreth karakteristikave të grimcave që gjenden në atom, jepen sqarime rreth përcaktimit të elementit duke u bazuar te protonet. Gjithashtu, diskutohet pse protoni është grimca përcaktuese për një element kimik. Hapet programi interaktiv në projektor dhe provohet si ndryshon numri atomik, sado protone të shtohen në bërthamë, ndërsa shtimi i neutroneve dhe elektroneve, nuk ndikon në numrin atomik. Me vendosjen e çdo protoni më shumë në tabelën periodike, ndërrohet edhe elementi, që vërtetohet se numri atomik është përcaktues i elementit kimik.
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42