Page 39 - Demo
P. 39
Kimia 737Duke shfrytëzuar tabelën periodike, kërkohet nga nxënësit/et të gjejnë elementin duke ditur numrin e protoneve apo anasjellas, duke përzgjedhur një element nga tabela periodike, tregojnë sa protone ka ai element. Kërkohet nga nxënësit/et të hapin tabelën periodike dhe në mënyrë individuale, secili nxënës gjen numrin e protoneve të elementeve (p.sh oksigjeni, natriumi, hidrogjeni, klori etj.).Në programin e njëjtë interaktiv hapet edhe pjesa e numrit të masës dhe i shtohen neutronet. Kërkohet nga nxënësit/et sqarim pse po ndryshon ai? Pastaj i shtohet edhe ndonjë proton dhe shohim që numri po rritet. Pra, me shtimin e protoneve dhe neutronve, numri i masës ndryshon, ndërsa me shtimin e elektroneve, numri i masës nuk ndryshon. Kërkohet nga nxënësit/et të nxjerrin një formulë, e cila na tregon numrin e masës. Jepet sqarimi se me A-shënohet numri i masës, me Z-numri atomik (numri i protoneve) dhe N-numri i neutroneve. Duke shfrytëzuar këtë formulë, kërkohet nga nxënësit/et të llogarisin numrin e masës së atomeve dhe nga numri i masës dhe numri i protoneve të llogarisin numrin e neutroneve. Kërkohet prej tyre që të shënojnë së paku nga tre shembuj për secilin rast.Kërkohet nga nxënësit/et që të japin ide, nëse ekziston mundësia që një element të ketë më shumë protone? A ka mundësi që një element të ketë më shumë neutrone? Jepen sqarimet e nevojshme pas diskutimit rreth izotopeve. U kërkohet të identifikojnë dy-tri raste të izotopeve. Merren si shembull edhe izotopet e hidrogjenit dhe rëndësia e tyre në praktikë.Kërkohet të shënojnë lidhshmërinë mes numrit atomik numrit të masës dhe izotopeve me dy-tri fjali.VLERËSIMI I NXËNËSVENë këtë orë mësimi, nxënësit/et do të vlerësohen për gjithëpërfshirjen në dhënie e përgjigjeve, për gjetjen e elementeve, numrit të masës dhe ndërlidhjen e tyre me izotope.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPlotësohet fletore pune dhe përgjigjen pyetjeve nga teksti.

