Page 40 - Demo
P. 40
Libër për mësuesin/en38ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Natyra grimcore e lëndësRezultati i të nxënit të temës:Tregon radhitjen e elektroneve në nivele energjetike për 18 elementet e para në TP.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2,6, II.4,5 III.2,3,5,6Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Nivelet energjetike.Fjalët kyçe: Reja elektronike, nivelet energjetike, modeli i atomit.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreKriteret e suksesit:- Emërto nivelet energjetike me shkronja.- Trego numrin maksimal të elektroneve që mund të vendosen në tri shtresat e para.- Vizato atomet e dhëna duke paraqitur edhe elektronet sipas niveleve energjetike.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: fletore, libër, video-projektor. https://phet.colorado.edu/en/simulation/isotopes-and-atomic-massLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fizika (struktura e atomeve, masa e grimcave), Matematika (gjeometri), Arte (saktësia në vizatime).PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPas një reflektimi të shkurtër rreth numrit atomik dhe numrit të masës diskutohet edhe rreth elektroneve dhe numrit të tyre në një element kimik. Kërkohet nga nxënësit/et të japin ide rreth pozicionimit të elektroneve në atom. Si janë të radhitura ato?Kërkohet nga ata të sqarojnë radhitjen e planetëve në sistemin diellor dhe a ndërlidhet ajo me strukturën e atomit. Jepet sqarim me fjalë apo përmes fotografive të paraqitura në projektor, vendosja e elektroneve në distanca të ndryshme nga bërthama. Rruga nga lëvizin elektronet quhen nivele energjetike. Jepet sqarimi se ato shënohen me shkronja dhe kërkohet ta vizatojnë një atom me 7 rrathë (nivele energjetike) dhe t’i shënojnë me shkronja secilin prej tyre. Tregohet numri maksimal që mund të vendoset në nivele energjetike (me theks në 3 nivelet e para). Sqarohet pohimi se pa u mbushur niveli më afër bërthamës maksimalisht, nuk fillon të mbushet niveli tjetër me elektrone.

