Page 42 - Demo
P. 42
Libër për mësuesin/en40ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Natyra grimcore e lëndësRezultati i të nxënit të temës:Përshkruan formimin e lidhjes jonike.Dallon atomet nga jonet, duke u bazuar në numrin e protoneve dhe elektroneve në atom.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1,3,5, II.4, III.2,3,7,9Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Lidhja jonike.Fjalët kyçe: Element, bërthamë, proton, neutron, elektron, orbitë, jon, kation, anion, octet elektronik, elektrone valente, lidhje jonike.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- Shpjegon formimin e joneve.- Tregon se cilat atome formojnë lidhje jonike.Kriteret e suksesit:- Vizato formimin e së paku katër joneve nga atomet neutrale.- Paraqit përmes një diagrami, formimin e lidhjes jonike nga elementet.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: fletorja e punës, fletorja e klasës, lapsi. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fizika (ngarkesat elektrike), Biologjia (elektrolitet në organizëm).PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREMësimdhënësi/ja vlerëson nivelin e të kuptuarit momental të njohjes së koncepteve, të cilat do t’i elaborojë: element, bërthamë, proton, neutron, elektron, orbitë, jon, kation, anion, oktet elektronik, lidhje jonike.Mësimdhënësi/ja i pyet nxënësit/et se çka janë elementet kimike? Përgjigjet e mundshme do të jenë se elementet paraqesin substancën, e cila nuk mund të ndahet më tej dhe që ruan identitetin e saj kimik. Mësimdhënësi/ja u drejtohet nxënësve duke u thënë se sot do të mësojmë për lidhjen jonike, dhe i

