Page 43 - Demo
P. 43


                                    Kimia 741ndan nxënësit/et në 3 grupe të ndryshme, ku secilit grup i shpërndan materialin e fotokopjuar me figura dhe pyetje konkrete.Përgjigjet e pyetjeve do të gjenden në tekstet mësimore, të cilat do t’i shfrytëzojnë nxënësit/et.Grupi 1Pyetje: Cilat grimca ndërtojnë atomin?Pyetje: Pse atomet e një elementi, në gjendjen themelore, nuk kanë ngarkesë?Pyetje: Pse atomet tentojnë të lëshojnë apo pranojnë elektronet gjatë formimit të komponimeve të caktuara?Pyetje: Cilat elemente kimike formojnë komponime jonike?Grupi 2Pyetje: Çfarë ngarkese ka bërthama e çfarë ngarkese ka mbështjellësi elektronik i saj?Pyetje: Çfarë kuptoni me fjalën “oktet elektronik”?Pyetje: Çfarë kuptoni me fjalën jon?Pyetje: Çfarë ngarkese do të ketë një element kimik që lëshon 3 elektrone? Grupi 3Pyetje: Të vizatohet atomi i Ar (argonit)?Pyetje: Pse jometalet kanë tendencë të pranimit të elektroneve e metalet të lëshimit të tyre?Pyetje: Nëse një atom pranon 2 elektrone, sa do të jetë ngarkesa e tij?Mësimdhënësi/ja i kontrollon nxënësit/et gjatë punës në grupe dhe i udhëzon se si të punojnë bashkërisht në zgjidhjen e kërkesave.Nxënësit/et punojnë në grupe dhe dyshe, duke e plotësuar Hartën e konceptit si në vijim:Nxënësit/et punojnë në dyshe, duke u dhënë përgjigje pyetjeve të mëposhtme: 1. Pse jometalet pranojnë elektrone?2. Nëse Li kalon në Li+ e ka të plotësuar shtresën valente?3. Nëse F kalon në F- me cilin element të sistemit periodik do të ketë të përbashkët konfiguracionin elektronik Ne apo Ar?4. Të paraqitet formimi i lidhjes jonike të KF?VLERËSIMI I NXËNËSVENë këtë orë mësimi nxënësit/et do të vlerësohen për gjithëpërfshirjen në dhënien e përgjigjeve të parashtruara në grup, për kontributin e tyre në hartimin e Hartës së koncepteve dhe saktësinë e përgjigjeve në kërkesat e parashtruara.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi a mësuesja u jep si detyrë shtëpie: të vizatojnë strukturën atomike për: Na, Mg, Na+, Mg+ dhe F, Cl, Cl- dhe F- si dhe të paraqesin komponimet jonike të formuara NaF dhe CaF2?
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47