Page 44 - Demo
P. 44


                                    Libër për mësuesin/en42REAKSIONET KIMIKENë këtë kapitull trajtohen reaksionet kimike dhe llojet e tyre. Orët mësimore mund të realizohet përmes eksperimenteve të shumta, simulimeve, llogaritjeve dhe paraqitjes grafike, si dhe diskutimeve të ndryshme.Në këtë kapitull, nxënësit/et njihen për herë të parë me ekuacionet kimike dhe të shkruarit e tyre, prandaj është e rëndësishme që mësimi të zhvillohet hap pas hapi. Preferohet të përdoren sa më shumë shembuj dhe ushtrime sa u përket ekuacioneve kimike. Në librin e nxënësit/et dhe fletoren e punës janë dhënë shembuj të mjaftueshëm për zhvillimin e aktiviteteve në klasë dhe në shtëpi.- https://www.thoughtco.com/definition-of-word-equation-605801- https://www.bbc.com/bitesize/guides/z92gng8/revision/4Ndryshimet fizike që mund t’i vërejmë gjatë reaksioneve kimike’ preferohet të punohen praktikisht në laborator, klasë ose në shtëpi, ku janë dhënë shembuj praktikë që mund të realizohen edhe me kosto shumë të ulët, në mungesë të laboratorit të kimisë.Gjithashtu, barazimi i reaksioneve kimike është njësi tematike e cila dëgjohet për herë të parë në klasën e 7 dhe nevojitet të përdoren sa më shumë shembuj dhe ushtrime. Për zhvillimin e kësaj njësie mësimore mund të përdoren edhe programe interaktive, të cilat mund të zhvillohen edhe përmes lojërave. Një program i tillë dhe shumë i përshtatshëm për moshën e nxënësve të klasës së 7-të është - https://phet.colorado.edu/sims/html/balancing-chemical-equations/1.1.0/balancing-chemicalequations_en.htmlDuhet pasur kujdes që ekuacionet kimike të cilat u jepen nxënësve mos të jenë të vështira, por disa ekuacione të cilat ata do t’i përdorin deri në klasën e 9-të.Ligji i ruajtjes së masës së substancave gjatë reaksioneve kimike është një ndër ligjet themelore në kimi. Ky ligj mund të demonstrohet edhe praktikisht me shembujt që janë dhënë në tekst, si dhe fletore pune. Llogaritjet te kjo njësi mësimore nuk janë të vështira, por që kërkohet të praktikohet nga ana e nxënësve përmes shembujve dhe ushtrimeve. Informacione dhe programe të ndryshme interaktive mund të gjenden mjaftueshëm në internet.- https://www.britannica.com/science/conservation-of-mass- https://courses.lumenlearning.com/introchem/chapter/the-law-of-conservation-of-mass/
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48