Page 45 - Demo
P. 45
Kimia 743ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Reaksionet kimikeRezultati i të nxënit të temës:Definon termat: reagjent, reaktant dhe produkt, si dhe identifikon ato në reaksion. Përshkruan ndryshimet që ndodhin gjatë demonstrimit të një reaksioni kimik.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1,3,6, II.3,4,5 III.3,5, V.5Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Reaksionet kimike.Fjalët kyçe: Ndryshim kimik, reaksion kimik, reaktant, produkt, djegie, precipitim, korrozion, ujë gëlqeror, acid klorhidrik, magnez (zink).Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNë përfundim të njësisë mësimore nxënësi/ja:- Analizon ndryshimet kimike të substancave që ndodhin në përditshmërinë tonë.- Demonstron praktikisht një reaksion të thjeshtë kimik.- Krahason vetitë e reaktantëve dhe produkteve të reaksionit.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Pamje të ndryshme të reaksioneve kimike, fije shkrepëse si dhe të gjitha mjetet e nevojshme, janë të cekura në secilin eksperiment.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fizika (gjendja agregate e substancave, puna me gaze), Matematika (llogaritje aritmetike).PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREMësuesi pasi prezanton njësinë, ndryshimet kimike. Mësuesi: Kur ju shikoni ndonjë ndryshim në përditshmërinë tuaj, pyeteni veten: “Ky ndryshim, a ka krijuar diçka të re?”Nëse gjatë këtij ndryshimi është formuar ndonjë substancë e re, atëherë kemi një ndryshim kimik.

