Page 46 - Demo
P. 46
Libër për mësuesin/en44Nëse gjatë ndryshimit nuk është formuar ndonjë substance e re, atëherë kemi ndryshim fizik. Mësuesi merr dy fije shkrepëseje A dhe B. Fijen e shkrepëses A e ndan në dy pjesë. Fijen e shkrepëses B e ndez. Pas djegies, fija B është me ngjyrë të zezë dhe e brishtë. Mësuesi u parashtron dy pyetje nxënësve: (a) Te cili ndryshim kemi fituar substance të re?Nxënësi 1: te fija B(b) Cili është ndryshim kimik?Nxënësi 2: te fija BMë pas mësuesi kërkon nga nxënësit/et të shënojnë tre shembuj nga jeta e tyre rreth ndryshimeve që shohin çdo ditë.Nxënësit/et: Zierja e vesë, djegia e qymyrit, përgatitja e ushqimeve, ndryshkja e metaleve, kalbja e gjetheve, rritja duke plakja e qenieve të gjalla etj. Kur mësimdhënësi/ja jep sqarime të shkurtra rreth secilit shembull, duke arsyetuar ndryshimet kimike që ndodhin. Gjithashtu, nxënësit/et mund të japin shembuj jo të saktë rreth ndryshimeve kimike (p.sh. shkrirja e akullit, tretja e sheqerit apo kripës në ujë), e mësimdhënësi/ja jep argumente pse këto ndryshime nuk janë kimike.Mësimdhënësi sqaron se substancat fillestare të cilat përdoren për një reaksion quhen reaktantë, ndërsa substancat e reja të fituara quhen produkte. Në shumicën e rasteve, vetitë e reaktantëve dallojnë nga vetitë e produkteve.Nxënësit/et ndahen në grupe me nga 4 veta (varësisht prej numrit të nxënësve në klasë mund të kemi disa grupe). Secili anëtar i grupit merr fletën e tij të ekspertit së bashku me udhëzimet për eksperimentin që do ta zhvillojnë dhe pyetjet që duhen t’i përgjigjen si ekspertë. Nxënësve u jepet 5 minuta kohë për lexim. Fletët e ekspertit që u jepen nxënësve janë këto:EKSPERTI 1Reaksionet e fundërrimitReaksionet kimike gati gjithmonë përcillen edhe me ndryshime fizike. Në të shumtën e rasteve gjatë reaksioneve kimike përdoren tretësirat e substancave të ndryshme. Mirëpo kur si produkt i reaksionit përfitohet substancë e cila nuk tretet në ujë apo pak tretet në ujë, atëherë substanca e përfituar fundërrohet (precipiton). Një shembull i tillë është reaksioni i tretësirës ujore të nitratit të argjendit (pa ngjyrë) me tretësirën e klorurit të natriumit (pa ngjyrë). Kur përzihen këto dy tretësira përfitohet fundrrinë (precipitat) i bardhe i klorurit të argjendit. Pra kloruri i argjendit ka tretshmëri shumë të vogël në ujë prandaj fundërrohet. Eksperiment: Mjetet dhe substancat e nevojshme: Ujë gëlqeror, gotë, gyp qelqi ose plastike (mund të përdoret edhe pipëz e lëngjeve për pije).Ecuria e punës: Mbushet rreth 1/3 e gotës me ujë gëlqeror dhe me anë të gypit njëri nga nxënësit/et fryen në të për rreth një minut.Pyetjet të cilat duhet ti përgjigjen nxënësit/et:(a) Cila ishte substanca fillestare?(b) Çfarë veti ka substanca fillestare?(c) Çka ndodhi pas fryerjes me gyp në substancën fillestare?(d) Çfarë gjendje agregate ka produkti?

