Page 47 - Demo
P. 47


                                    Kimia 745EKSPERTI 2Ndryshimi i ngjyrës gjatë reaksioneve kimikeReaksionet kimike gati gjithmonë përcillen me ndryshime fizike, p.sh ndryshkja e hekurit mund të vërehet përmes ndryshimit të ngjyrës (nga hiri metalike në kafe/kuqe), por te disa reaksione shpesh nuk vërehen ndryshime fizike. Një shembull i tillë është gjatë reaksionit të tretësirave acidike me baza, ku nuk vërehet ndonjë ndryshim fizik. Për këtë arsye përdoren indikatorët të cilët e ndërrojnë ngjyrën varësisht prej mjedisit. P.sh. letra e lakmuesit në mjedis acid merr ngjyrë të kuqe, ndërsa në mjedis bazik merr ngjyrë të kaltër. Për përcaktime gjatë reaksioneve kimike përdoren edhe indikatorë të tjerë siç janë: metiloranzhi, fenolftaleina, por një indikator tjetër që mund të përdoret nga ne është edhe uji i lakrës së kuqe.Eksperiment: Mjetet dhe substancat e nevojshme: Ujë lakre e kuqe (paraprakisht përgatitet nga mësimdhënësi/ja ose ndonjë nxënës. Një copë e vogël lakre vendoset në ujë të ngrohtë për rreth 15 minuta), pastrues i yndyrnave (mund të përdoret edhe soda bikarbon), gotë laboratorike.Ecuria e punës: Gota mbushet me ujë lakre deri në gjysmë. I shtohet rreth 1ml pastrues i yndyrnave (ose soda bikarbon gjysmë luge). Vëreni ndryshimet! Pyetjet të cilat duhet të përgjigjen nxënësit/et për këtë eksperiment: (a) Cila ishte substanca fillestare?(b) Çfarë veti ka substanca fillestare?(c) Çka ndodhi pas shtimit të pastruesit të yndyrnave?(d) Çfarë ngjyre ka produkti?EKSPERTI 3Formimi i gazeve gjatë reaksioneve kimikeReaksionet kimike gati gjithmonë përcillen edhe me ndryshime fizike. Gjatë reaksionit në mes acideve me metale lirohet hidrogjeni i gaztë i cili vërehet në formë të fluskave. Për të vërtetuar se gazi i liruar është hidrogjen afrohet fija e shkrepëses së ndezur mbi epruvetë ku dhe hidrogjeni do të ndizet me pëlcitje. Gjithashtu dioksidi i karbonit të gaztë lirohet gjatë reaksionit të kripërave karbonate me acide.Eksperiment: Kujdes! Ky eksperiment demonstrohet me ndihmën e mësimdhënësit/es për shkak të rrezikshmërisë së acidit.Mjetet dhe substancat e nevojshme: Acid klorhidrik i holluar, shirit magnezi (mund të përdoret edhe zink i cili mund të gjendet lehtë pasi përdoret në ullukët e shtëpive), epruvetë ose gotë.Ecuria e punës: Epruveta mbushet me acid klorhidrik rreth 1/3. Pastaj shtohet një copë rreth 1g magnez (ose zink). Vëreni ndryshimet! Pyetjet të cilat duhet të përgjigjen nxënësit/et për këtë eksperiment:(a) Cilat ishte substancat fillestare?(b) Çfarë veti kanë substancat fillestare?(c) Çka ndodhi pas shtimit të magnezit në acid?(d) Si mund ta dini se po zhvillohet reaksioni?
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51