Page 48 - Demo
P. 48


                                    Libër për mësuesin/en46EKSPERTI 4Lirimi i nxehtësisë dhe dritës gjatë reaksioneve kimikeReaksionet kimike gati gjithmonë përcillen edhe me ndryshime fizike. Rastet e djegieve janë shembulli më i shpeshtë i lirimit të nxehtësisë dhe dritës. Djegia e lëndëve fosile është një prej burimeve kryesore të energjisë në botë sot. Ato zakonisht digjen me flakë ngjyrë të verdhë. Shpesh ngjyra e flakës është e ndryshme për substancat e ndryshme. P.sh. djegia e shirit të magnezit liron dritë të bardhë dhe nxehtësi të madhe, apo substancat në fishekzjarre që digjen me ngjyra të ndryshme. Pas djegies vetitë e produktit ndryshojnë shumë nga vetitë e substancave fillestare (reaktantëve).Eksperiment: Mjetet dhe substancat e nevojshme: Copë letre % e fletës, shkrepës, enë për vendosjen e letrës rezistente ndaj nxehtësisë (mund të përdoret në copë plakëze ose qelqi).Ecuria e punës: Copëza e letrës vendoset në enë dhe ndizet me anë të shkrepëses.Vëreni ndryshimet! Pyetjet të cilat duhet të përgjigjen nxënësit/et për këtë eksperiment:(a) Cila ishte substanca fillestare?(b) Çfarë veti ka substanca fillestare? (c) Çfarë energjie lirohet gjatë djegies? (d) Çfarë veti ka produkti?VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et vlerësohen për përgjigjet e dhëna gjatë diskutimit, punës së tyre në grupet e ekspertëve, si dhe përgjigjet e tyre rreth ndryshimeve gjatë reaksioneve kimike.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi për në shtëpi u jep detyrë: Një sasi të sodës bikarbon hidheni në një sasi të uthullës. Përshkruani vetitë e substancave reaguese dhe ndryshimet që keni vërejtur. (Qëllimisht nuk u jepet sasia e saktë e sodës dhe uthullës, pasi dëshirojmë që nxënësit/et të tregojnë orën e ardhshme për përvojat e tyre, ku ai që ka përdorur më shumë substancë apo uthullën me përqendrim më të madh, do të ketë reaksion më të vrullshëm. Këto ndryshime në shpejtësi të reaksionit, do të na nevojiten për njësinë tjetër mësimore).
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52