Page 49 - Demo
P. 49


                                    Kimia 747ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Reaksionet kimikeRezultati i të nxënit të temës:Përshkruan ndryshimet që ndodhin gjatë demonstrimit të një reaksioni kimik.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3, II.1,4, III.1,2,8Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Reaksionet ekzotermike dhe endotermike.Fjalët kyçe: Ekzotermik, endotermik, energji e aktivizimit, energji e lidhjes.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- Analizon ndryshimet e temperaturës gjatë zhvillimit të reaksioneve kimike të ndryshme.- Dallon reaksionet endoterme nga ato egzoterme.Kriteret e suksesit:- Trego nëse sistemi absorbon apo liron energji gjatë zhvillimit të reaksionit kimik.- Vërteto nëse reaksioni që demonstroni është endoterm apo ekzoterm.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Materiale të printuara, fletorja, lapsi, mjetet laboratorike.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Njësia mësimore ndërlidhet me të gjitha fushat, me biologjinë rreth reaksioneve të oksidimit të glukozës në organizmin e njeriut, procesin e fotosintezës te bimët, me fizikën rreth bartjes së energjisë, shndërrimet e energjisë etj.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREOra e mësimit fillon me diskutim të orientuar rreth reaksioneve kimike. Në reaksionet kimike, atomet e reaktantëve riorganizohen në formë të molekulave të ndryshme si produkt. Molekulat e reja kanë lidhje kimike të ndryshme, ndonjëherë energjia totale e produktit është më e vogël se e reaktantëve, e ndonjëherë më e madhe. Prandaj, nëse produkti përmban energji më të vogël se reaktantët, atëherë energjia është liruar dhe reaksioni është ekzotermik. Nëse produkti përmban më shumë energji se reaktantët, atëherë që të fitohet produkt, energjia duhet të absorbohet dhe reaksioni është endotermik.
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53