Page 50 - Demo
P. 50
Libër për mësuesin/en48Nxënësit/et ndahen në pesë grupe, me nga katër nxënës. Secili nxënës në grup merr nga një numër nga 1, 2, 3 ose 4. Kërkohet nga nxënësit/et që të ndryshojnë grupet dhe të ulen sipas numrave që kanë (nxënësit/et me numrin 1 në një tavoline, e kështu me radhë). Në çdo tavolinë të rigrupuar shpërndahen fletët e përgatitura paraprakisht nga mësimdhënësi/ja.Kërkohet nga nxënësit/et që të përcaktojnë termat endotermikë dhe ekzotermikë. Pas përcaktimit të termave, nxënësit/et identifikojnë se cili nga reaksionet e paraqitura më poshtë është ekzotermik dhe cili është endotermik duke argumentuar përgjigjen:Pasi kanë lexuar dhe diskutuar materialin, nxënësit/et kërkohet të kthehen në grupet fillestare (ku tashmë secili anëtar ka informacion nga fleta të ndryshme).Kërkohet që të listojnë disa procese nga jeta e përditshme të cilat mund të jenë ekzotermike ose endotermike.Pastaj, nxënësit/et do të shohin dy reaksione kimike. Në reaksionin e parë, temperatura do të zvogëlohet (endotermik) dhe në reaksionin e dytë temperatura do të rritet (ekzotermik).Reaksioni 1.Vendosni 10 cm3 uthull në një gotë plastike dhe vendosni termometrin. Regjistrohet temperatura fillestare në tabelën e mëposhtme. Derisa termometri është i zhytur në uthull, në të njëjtën gotë shtoni me maje të lugës sodë buke.Vëzhgoni termometrin nëse paraqitet ndonjë ndryshim i temperaturës. Regjistroni në tabelë temperaturën finale që paraqitet në termometër.Reaksioni Tfillestare TpërfundimtareEkzo. ose EndoNdonjë ndryshim tjetërReaksioni 2.Në një gotë me ujë, shtoni sodë buke dhe përzieni deri sa të tretet.Vendosni termometrin dhe regjistroni temperatura fillestare në tabelën e mëposhtme. Në të njëjtën gotë ku ndodhet tretësira e sodës së bukës, shtoni një sasi të vogël të klorurit të kalciumit CaCl2Vëzhgoni termometrin nëse paraqitet ndonjë ndryshim i temperaturës. Regjistroni në tabelë temperaturën finale që paraqitet në termometër.Reaksioni Tfillestare TpërfundimtareEkzo. ose EndoNdonjë ndryshim tjetërPas këtyre dy eksperimenteve, kërkohet nga nxënësit/et që të gjejnë ndryshimin ndërmjet temperaturës fillestare dhe përfundimtare. Pas observimit, nxënësit/et duke aplikuar njohuritë rreth ndryshimeve të energjisë në reaksionet kimike, përcaktojnë nëse reaksioni është ekzotermik apo endotermik.Pas plotësimit të tabelës kërkohet nga nxënësit/et që të kthehen në grupet e tyre të mëparshme dhe secilit nxënës i jepet nga një fletë me pyetjet: 1. Duke përdorur informatat në tabelë, shkruani ekuacionin me fjalë të:- sodës së bukës dhe uthullës.- sodës së bukës dhe klorurit të kalciumit.Tregoni edhe dy shembuj nga jeta e përditshme: kur çlirohet nxehtësi dhe dy kur nevojitet nxehtësi.

