Page 52 - Demo
P. 52
Libër për mësuesin/en50ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Reaksionet kimikeRezultati i të nxënit të temës:Cakton koeficientet, gjendjet agregate të substancave reaguese dhe produkteve të reaksionit dhe arrin të barazojë reaksionet kimike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2,6,7 II.4,5,6 III.1,2,3,5,7Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Barazimi i ekuacioneve kimike.Fjalët kyçe: Koeficient, indeks, gjendje agregate. Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreKriteret e suksesit:- Barazo së paku 3 reaksione kimike sipas udhëzimeve të dhëna.- Vendos gjendjet fizike të substancave në ekuacione kimike.- Argumento me fjalë, mjetet që do t’i përdorje për zhvillimin e një reaksioni të dhënë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Fletore, libër, tabela, projektori, programi https://phet.colorado.edu/sims/html/balancing-chemicalequations/1.1.0/balancing-chemical-equations_en.htmlLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Matematika (llogaritje aritmetike), Fizika (gjendja e materies). PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREFillimisht diskutohet me nxënësit/et rreth paraqitjes së ekuacioneve kimike me fjalë, siç është trajtuar më herët. Paraqiten në tabelë dy-tri ekuacione. Jepen sqarime rreth faktit që ekuacionet mund të paraqiten edhe përmes simboleve dhe formulave kimike. Shpjegohet termi “koeficient” dhe “indeks” dhe roli i tyre në barazimin e ekuacioneve.Jepet një shembull i thjeshtë dhe sqarohet arsyeja pse numri i atomeve në reaktantë duhet të jetë i barabartë me numrin e atomeve në produkte.Shënohen dy reaksione dhe kërkohet nga nxënësit/et t’i barazojnë ato. Nëse haset në vështirësi nga ndonjë nxënës, i ofrohet ndihmë, por paraprakisht kërkohet nga nxënësit/et që, në dyshe, të krahasojnë barazimin e ekuacioneve të dhëna kimike.

