Page 53 - Demo
P. 53


                                    Kimia 751Pastaj mund të hapet edhe programi interaktiv, tek i cili mund të zhvillohet barazimi i reaksioneve në formë loje.Pasi të jenë barazuar ekuacionet e dhëna, jepet sqarimi që një ekuacion i kompletuar duhet të ketë edhe gjendjen fizike të substancave në ekuacion. U sqarohet fakti që përveç tri gjendjeve agregate, në reaksione paraqitet edhe gjendja tjetër e substancave, ajo e tretur në ujë që shënohet me (aq).Demonstrohet një eksperiment duke evidentuar substancat reaguese fillimisht, e pastaj edhe gjendjen fizike të produkteve.Shënohet ekuacioni për reaksionin e zhvilluar dhe vendoset gjendja fizike e substancave sipas informatave të dhëna.Jepet një ekuacion i plotë me gjendjen fizike të reagjentëve dhe kërkohet nga nxënësit/et të përcaktojnë mjetet të cilat do të nevojiteshin për këtë reaksion, si dhe rrezikshmëria nga puna me të.2Na(s) + 2H2O(l) → 2NaOH(aq) + H2(g)Pasi të japin sugjerimet nxënësit/et, diskutohet me gjithë klasën dhe vërehet mos ka ndryshime apo ide tjera nga njëri-tjetri.VLERËSIMI I NXËNËSVENë këtë orë mësimi, nxënësit/et do të vlerësohen për gjithëpërfshirjen në dhënien e përgjigjeve, plotësimin e ekuacioneve kimike me koeficiente dhe gjendjen fizike të substancave.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPlotësohet fletorja e punës dhe u përgjigjen pyetjeve të tekstit.
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57