Page 54 - Demo
P. 54


                                    Libër për mësuesin/en52ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Reaksionet kimikeRezultati i të nxënit të temës:Zbaton ligjin e ruajtjes së masës së reaksioneve kimike në shembuj të thjeshtëRezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2,6, II.4,5,6 III.1,2,3,7Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Ligji i ruajtjes së masës.Fjalët kyçe: Ruajtja e masës, masa e reaktantëve, masa e produkteve. Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreKriteret e suksesit:- Demonstro një shembull të një reaksioni duke matur masën e reaktantëve dhe produkteve të reaksionit.- Llogarit masën e njërit reaktant nga masa e reaktant tjetër dhe masën e produktit.- Llogarit masën e produktit të reaksionit nga masa e reaktantëve.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Fletore, libër, tabela, peshore, gota laboratorike, nitrat argjendi, klorur natriumi, ujë.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Matematika (llogaritje aritmetike), Fizika (matja e masës, ndryshimet fizike). PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPara nxënësve demonstrohet një eksperiment.Përgatisim 20 g tretësirë të nitratit të argjendit (tretësirë e kthjelltë) dhe 20g tretësirë të klorurit të natriumit. Përzihen këto dy tretësira dhe fitohet precipitat i bardhë. Vendoset në peshore dhe masa do të jetë 40 g.Nga nxënësit/et kërkohet që të mbajnë shënime në të gjitha rastet.
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58