Page 55 - Demo
P. 55


                                    Kimia 753Pastaj vendoset një qiri në peshore dhe ndizet. Shënohet masa e tij në fletoret e nxënësve. Lihet të digjet rreth 5 minuta dhe shikohet masa e tij.Diskutohet me nxënës se pse ka ndryshuar masa e qiriut?A ka humbur masa e tij?Pse në reaksionin e parë masa nuk ndryshoi, ndërsa në rastin e dytë po?Diskutimi orientohet që të marrim përgjigjen e dëshiruar: që masa nuk ka humbur në asnjërin rast, por kur përfitohen gaze apo reagojnë substancat me ndonjë gaz në peshore do të shohim ndryshim, pasi gazet janë të shpërndara në ajër.Pastaj nxirret ligji i ruajtjes së masës.Duke shfrytëzuar këtë ligj, nxënësit/et llogarisin masën e njërit reaktant duke ditur masën e reaktantit tjetër dhe produktit (për reaksione të sintezës) apo edhe anasjellas.Për detyrat mund të përdoren edhe shembujt nga fletorja e punës.Me nxehjen e 200 kg karbonat të kalciumit përfitohen 112 kg oksid kalciumi. Ky reaksion përdoret shumë për përfitimin e çimentos në ndërtimtari. Mirëpo, gjatë këtij reaksioni lirohet edhe sasi e madhe e dioksidit të karbonit. A mund ta llogarisim sasinë e dioksidit të karbonit që lirohet në këtë rast?VLERËSIMI I NXËNËSVENë këtë orë mësimi, nxënësit/et do të vlerësohen për gjithëpërfshirjen në dhënien e përgjigjeve, evidentimin gjatë demonstrimeve të reaksioneve dhe llogaritjet me ligjin e ruajtjes së masës.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPlotësohet fletorja e punës dhe u përgjigjet pyetjeve nga teksti.
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59