Page 56 - Demo
P. 56
Libër për mësuesin/en54UJI DHE TRETËSIRAT UJOREUji dhe tretësirat ujore janë njësi tematike te të cilat mund të aplikohen llojllojshmëri të teknikave. Në këtë pjesë mund të organizohet mësimi përmes punës praktike/eksperimentale, puna në grupe, puna individuale, puna me projekte etj. Edhe pse tretësirat janë mësuar në klasat paraprake (klasa 4 dhe 5), për këtë nivel janë përshtatur në mënyrë të tillë që të kërkohet një analizë më e thellë e kuptimit të procesit të tretjes dhe përbërjes së tretësirave. Përgatitja e tretësirave me nxënës nuk kërkon domosdoshmërisht laboratorin e kimisë apo mjetet profesionale laboratorike. Llojet e tretësirave mund të përgatiten edhe me gota të thjeshta dhe me substanca të cilat gjenden në kuzhinë. Gjithashtu, përgatitja e tretësirave me përqendrim të caktuar kërkon vetëm një peshore (për substancat e ngurta).Është e rëndësishme që nxënësit/et, njohuritë e tyre, përmes llogaritjeve t’i zbatojnë praktikisht me demonstrime. Në tekstin Kimia 7 për këtë kapitull janë dhënë mjaft shembuj nga jeta e përditshme, që e bënë më interesante dhe më motivuese për nxënës. Kërkesat/pyetjet janë dhënë konform moshës së tyre duke përdorur kërkesa sipas niveleve të ndryshme njohëse (konjitive), si në tekst ashtu edhe në fletoren e punës.Gjithashtu, vizita me karakter mësimor mund të organizohen në lumenj të ndryshëm apo edhe në fabrikat për pastrimin e ujit të pijshëm.Përveç librit dhe mjeteve për punë eksperimentale, mund të përdoren edhe burime tjera nga interneti, si video, simulime apo edhe informacione dhe sqarime nga këndvështrime tjera. Më poshtë ju sugjerojmë edhe disa adresa elektronike, të cilat i përshtaten temës dhe mund t’ju ndihmojnë gjatë punës me nxënës.- https://phet.colorado.edu/en/simulation/legacy/sugar-and-salt-solutions- https://www.everydayhealth.com/water-health/water-body-health.aspx- https://www.bbc.com/bitesize/guides/zt3xdmn/revision/1- https://www.britannica.com/science/water

