Page 57 - Demo
P. 57
Kimia 755ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Uji dhe tretësirat ujoreRezultati i të nxënit të temës:Tregon vetitë karakteristike të ujit.Klasifikon llojet e ujërave në bazë të përhapjes së tyre në natyrë (atmosferike, sipërfaqësore dhe nëntokësore).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2,3, II.2,3,5,6 III.2,3Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Uji në natyrë.Fjalët kyçe: Akullnaja, oqeane, dete, avuj, ujëra të ëmbla, qarkullim i ujit.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreKriteret e suksesit:- Listo vetitë karakteristike të ujit.- Trego përhapjen e ujërave sipas përhapjes në planetin tonë.- Shpjego qarkullimin e ujit në natyrë me vizatim/skicë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Fletore, libër, tabela. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Matematika (përqindja), Fizika (vëllimi, vetitë fizike), Biologji (roli i ujit për organizmat e gjalla), Gjeografi (përhapja e ujit në planet).PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREDuke marrë parasysh që nxënësit/et kanë informacione për rëndësinë e ujit edhe nga klasat paraprake, fillohet një diskutim i hapur me ta rreth rolit dhe përhapjes së ujit në planetin tonë.Kërkohet prej tyre që të lexojnë nga teksti për ujin dhe të diskutojnë me shokun/shoqen e bankës nëse kanë ndonjë paqartësi dhe të bëjnë një listë me vetitë karakteristike të ujit.Gjithashtu, kërkohet nga nxënësit/et që t’u përgjigjen pyetjeve:Pse në botë njerëzit kanë probleme me qasje në ujë të pijes edhe pse ¾ e Tokës është me ujë?Cilët janë lumenjtë kryesorë në Kosovë?A i plotëson Kosova nevojat me ujë të pijshëm?

