Page 59 - Demo
P. 59
Kimia 757ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Uji dhe tretësirat ujoreRezultati i të nxënit të temës:Vërteton me eksperiment përbërësit e ujit me metodën e elektrolizësRezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2,6, II.4,5,6 III.1,2,3,7Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Përbërja e ujit.Fjalët kyçe: Hidrogjen, oksigjen, elektrolizë.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreKriteret e suksesit:- Listo përbërësit e ujit.- Zbërthe ujin përmes procesit të elektrolizës.- Vërteto përfitimin e hidrogjenit dhe oksigjenit.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: fletore, bateri, gotë, tela, ujë sulfat bakri.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Teknologji (ndarja dhe përfitimi i materialeve), Fizika (qarku elektrik). PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREDiskutohet me nxënës rreth përbërjes kimike të ujit. Pastaj i shpjegohet nxënësit/et që ujin mund ta ndajmë me metoda kimike, e që ajo quhet elektrolizë. Në mungesë të shumë mjeteve, ky proces mund të demonstrohet nga mësimdhënësi/ja ose nga ndonjë nxënës.Elektrolizën e ujit e bëjmë me ndihmën e një baterie, dy telave, dy epruvetave dhe një gote me ujë. Në gotën me ujë shtojmë sulfat bakri (gurkali) në mënyrë që të rritet përcjellshmëria elektrike e tretësirës ujore. Epruvetat mbushen plotësisht me ujë dhe vendosen në gotë (të mbushur me ujë dhe sulfat bakri) të kthyera mbrapsht duke mundësuar grumbullimin e gazeve hidrogjen dhe oksigjen që përftohen gjatë elektrolizës. Diskutohet me nxënësit/et se pse është e nevojshme që epruvetat të mbushen me ujë dhe të kthehen mbrapsht.

