Page 60 - Demo
P. 60


                                    Libër për mësuesin/en58Telat e rrymës lidhen për bateri njëri te poli pozitiv (+) dhe tjetri te poli negativ (-) i baterisë. Telat e lidhur me baterinë në anën tjetër, vendosen brenda gotës duke u vendosur poshtë epruvetave (njëri te njëra epruvetë, e tjetri tek epruveta tjetër). Kërkohet nga nxënësit/et të shohin me vëmendje. Çfarë ndryshimi po vëreni?Për sa kohë të jetë e lidhur aparatura në të dyja epruvetat, do të shohim formimin e flluskave të gazeve. Me vazhdimin e formimit të flluskave, shohim se niveli i ujit në epruveta do të zvogëlohet. Epruveta e cila përmban telin e lidhur me kahun negativ (-) të baterisë, do të mbushet dy herë më shpejtë me gaz se ajo e lidhur me kahun pozitiv (+) të baterisë.Pse ndodh ky ndryshim i vëllimit në epruveta?Epruveta e mbushur me gaz në katodë provohet me fije shkrepëse, duke e afruar te gryka e epruvetës. Porsa te afrohet fija e shkrepëses, gazi do të ndizet me pëlcitje. Pra, ky gaz i përftuar është hidrogjeni (H2).Kur fija e shkrepëses i afrohet epruvetës me gazin e fituar në anodë, ajo do të ndizet me flakë më të ndritshme. Oksigjeni ndihmon djegien, prandaj kjo vërteton se ky gaz është oksigjeni (O2).Kërkohet nga nxënësit/et të nxjerrin përfundime rreth këtij eksperimenti. Përfundimet që priten janë:Uji është një substancë e përbërë nga dy elemente kimike: hidrogjeni dhe oksigjeni.Gazet e liruara në dy gypat e qelqit janë: hidrogjeni (2 vëllime) dhe oksigjeni (1 vëllim).VLERËSIMI I NXËNËSVENë këtë orë mësimi, nxënësit/et do të vlerësohen për gjithëpërfshirjen në dhënien e përgjigjeve, mbajtjen e shënimeve të vazhdueshme dhe diskutimet.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPlotësohet fletorja e punës dhe u përgjigjen pyetjeve nga teksti.
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64