Page 61 - Demo
P. 61


                                    Kimia 759ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Uji dhe tretësirat ujoreRezultati i të nxënit të temës:Vlerëson rëndësinë e ujit për zhvillimin e jetës, për nevoja të higjienës, amvisërisë, të industrisë, bujqësisë etj.Promovon kursimin e ujit dhe mbrojtjen e tij nga ndotjet.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2,6, II.4,5,6 III.1,2,3,7Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Rëndësia e ujit.Fjalët kyçe: Higjiena, bujqësia, gjallesa, industria.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreKriteret e suksesit:- Identifikon së paku tri funksione kyçe që ka uji në organizmat e gjallë.- Llogaritë sasinë totale të ujit që konsumon gjatë ditës.- Liston pesë pemë ose perime që kanë përmbajtje më të madhe të ujit.- Përgatit një broshurë për kursimin e ujit.- Krahason vetitë fizike të ujit me së paku tri lëngje tjera.- Shpjegon qarkullimin e ujit në natyrë.- Analizon përbërjen e ujit të pijshëm dhe shënon rolin e secilës substancë të tretur në ujë, në funksion të jetës.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Për këtë punë nevojitet që nxënësit/et të punojnë në kabinetin e teknologjisë (informatikës), ku janë të nevojshëm së paku katër kompjutera të lidhur me internet. Gjithashtu, një projektor për prezantim.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Teknologji (përdorimi i ujit nga industria), Fizika (vetitë e ujit), Biologji (roli i ujit për qeniet e gjalla), Gjeografia (përhapja e ujit).PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREAktivitetet e projektit• Minileksion nga mësimdhënësi/ja dhe fakte për ujin.
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65