Page 62 - Demo
P. 62
Libër për mësuesin/en60• Formimi i grupeve të nxënësve (jo më shumë se pesë nxënës në një grup).• Zgjedhja e një koordinatori të grupit nga vetë nxënësit/et.• Njohja e secilit grup me nëntemën që do të punojnë.Grupi 1. Uji, burim i jetës!Grupi 2. Mungesa e ujit, çfarë mund të bëj unë?Grupi 3. Lëngu që do ta “zëvendësonte” ujin!Grupi 4. Industria pa ujë!Varësisht nga numri i nxënësve në klasë, grupet mund të punojnë temën e njëjtë apo të shtohet ndonjë nëntemë tjetër. Për të orientuar nxënësit/et, mësimdhënësi/ja mund të përdorë pyetje të ndryshme, si p.sh.:1. Cilat janë funksionet kyçe të ujit në organizmat e gjallë?2. Sa litra ujë konsumon dhe shpenzon mesatarisht një person në ditë?3. Cilët organizma kanë përmbajtje më të madhe të ujit dhe sa për qind përmban njeriu?4. Si do të mund të ndikoni te të tjerët që ta kursejnë ujin?5. Pse është i rëndësishëm kursimi i ujit?6. Pse uji përdoret si mjet ftohës në industri, por edhe në përgjithësi?7. Pse disa insekte mund të ecin mbi ujë?8. Pse lumenjtë nuk shterojnë?9. Pse uji i deteve dhe oqeaneve përmban shumë kripë?10. Pse uji i distiluar nuk përdoret për pije? Nxënësit/et fillojnë hulumtimin në internet, përkthimin dhe selektimin e informatave dhe fotografive.Mësimdhënësi mund të ndihmojë në ndonjë paqartësi, ndërsa puna e nxënësve monitorohet vazhdimisht.Pas mbledhjes së materialit nga ana e nxënësve dhe selektimit (përpunimit) të informacioneve, nxënësit/et përgatisin prezantime në Powerpoint, hamera, ekspozitë apo edhe broshura të ndryshme, varësisht prej zgjedhjes nga ana e grupit.Prezantimet bëhen nga secili grup me radhë, ku të përfshirë në prezantim duhet të jenë të gjithë anëtarët e grupit. Pas çdo prezantimi nga ana e grupeve, ata u përgjigjen pyetjeve të mësimdhënësi/ja apo nxënësve tjerë për çdo paqartësi apo informatë shtesë rreth asaj teme.VLERËSIMI I NXËNËSVEGjatë vlerësimit të punës së nxënësit/et duhet të merren parasysh:- shfrytëzimi efektiv i kohës (gjate hulumtimit dhe selektimit të materialeve);- bashkëpunimi me grupin;- prezantimi;- përvetësimi i njohurive;- vlerësimi nga udhëheqësi i grupit.

