Page 63 - Demo
P. 63
Kimia 761ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Uji dhe tretësirat ujoreRezultati i të nxënit të temës:Demonstron tretjen e substancave në ujë për shembuj të thjeshtë.Klasifikon tretësirat në bazë të sasisë së substancës së tretur (të pangopura, të ngopura dhe të tejngopura).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.1,3,7,8, III.3,4, VI.2Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Tretja dhe tretshmëria e substancave në ujë.Fjalët kyçe: Tretësirë, tretje, substancë, tretësirë e pangopur, tretësirë e ngopur, temperaturë.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- Demonstron tretjen e substancave në ujë në sasi të ndryshme.- Dallon tretësirat e pangopura nga ato të ngopura.- Ndërlidh tretjen e substancave në ujë me temperaturën.Kriteret e suksesit:- Demonstro praktikisht tretjen e sheqerit ose kripës në ujë sipas udhëzimeve të dhëna në fletë.- Trego karakteristikat e tretësirave të ngopura dhe të pangopura.- Formulo një përkufizim që ndërlidhet me tretjen e substancës dhe temperaturën.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Gotë, lugë, sheqer, kripë, ujë i ftohtë dhe i ngrohtë, fletore.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Matematika (matjet), Gjuhët dhe komunikimi (formulimi një përfundimi për një dukuri), Fizika (vetitë fizike të substancave).PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREMësimdhënësi/ja e fillon orën duke pyetur nxënësit/et rreth përzierjeve (njësi që është mësuar më herët). Çka janë përzierjet? Qëllimi është të rikujtohet se përzierjet janë të përbëra prej dy a më shumë substancave të pastra. Kërkohet nga nxënësit/et të merren disa shembuj të përzierjeve dhe shënohen të në tabelë.

