Page 64 - Demo
P. 64


                                    Libër për mësuesin/en62Pyeten nxënësit/et se cilat nga përzierjet e shënuara nuk dallohen me anë të syrit që janë të përziera? Varësisht nga shembujt e paraqitur nga nxënësit/et, rrethohen ato që janë të përziera me ujin dhe janë homogjene.Mësimdhënësi/ja merr një gotë me ujë (të mbushur deri në gjysmë, rreth 100 ml ujë) dhe kripë kuzhine. Kërkon nga nxënësit/et që të shikojnë me vëmendje. Në gotën me ujë hedh gjysmë luge kripë dhe e përzien (kripa tretet plotësisht). Shton pastaj edhe gjysmë luge tjetër kripë dhe e përzien sërish (tretet kripa plotësisht). Kërkon nga nxënësit/et të mbajnë shënim për gjërat që vërejtën. Pastaj shtohen edhe disa lugë kripë, derisa të mbetet një sasi e kripës e patretur në fund të gotës.Së bashku me nxënësit/et arrihet në përfundimin se tretja në ujë e është e kufizuar. Nga mësimdhënësi/ja jepet sqarimi se tretësirat mund të jenë të ngopura dhe të pangopura. Nëse mund të tretet ende një substancë, atëherë është e pangopur, ndërsa nëse nuk mundet të tretë sasi më shumë, atëherë quhet tretësirë e ngopur.Nxënësit/et ndahen në grupe dhe secilit grup i jepet: nga një gotë me ujë të ftohtë dhe nga një gotë me ujë të ngrohtë dhe sasi e kripës ose sheqerit. Kërkohet nga nxënësit/et që të hedhin sasi të sheqerit në të dyja gotat (nga një lugë disa herë) deri sa të përfitohet tretësirë e ngopur. Nxënësit/et duhet të numërojnë lugët me sheqer ose kripë të hedhura në ujë deri në përfitimin e tretësirës së ngopur.Nxënësit/et pyeten: Sa lugë me sheqer ose kripë u nevojiten për të përfituar tretësirë të ngopur në të dyja gotat?Në cilën gotë tretej sheqeri ose kripa më shpejt? Rezultatet e secilit grup prezantohen nga një përfaqësues i grupit dhe krahasohen me grupet e tjera.Gjithashtu, prej tyre kërkohet nxjerrja e një përfundimi rreth ndikimit të temperaturës në tretshmëri.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et në vazhdimësi vëzhgohen nga mësimdhënësi/ja gjatë vrojtimit të eksperimentit, shtrimit të pyetjeve dhe dhënies së përgjigjeve, si dhe ndihmohen nëse kanë vështirësi. Evidentohet angazhimi, saktësia dhe kreativiteti gjatë përgjigjeve dhe ideve rreth tretjes së substancave në ujë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURKërkohet nga nxënësit/et që në shtëpitë e tyre të provojnë tretshmërinë edhe të substancave tjera në ujë, si: soda e bukës (bikarbonati i natriumit) dhe amidoni (niseshteja). Numërojnë lugët e tretura në ujë dhe i shënojnë në fletore.
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68