Page 65 - Demo
P. 65


                                    Kimia 763ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Uji dhe tretësirat ujoreRezultati i të nxënit të temës:Llogarit pjesëmarrjen e masës ose në përqindje të tretësirave për shembuj të thjeshtë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1,3,5,8 II.1,4,6,7 III.1,2,3,4,7,9Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1 Dallon dhe klasifikon lëndët sipas përbërjes, strukturës, vetive fizike dhe kimike, shndërrimeve dhe përdorimit të tyre në jetën e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Përgatitja e tretësirave me përqendrime të caktuara.Fjalët kyçe: Përqendrim, përqendrim në përqindje. Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- Përgatit tretësira me përbërje të caktuar përmes punës eksperimentale dhe aktiviteteve të tjera praktike.- Llogarit përbërjen e përqendrimit të tretësirave në përqindje.Kriteret e suksesit:- Llogarit sasinë e substancës që nevojitet për kryerjen e eksperimentit.- Përgatit saktë tretësirën me përqendrimin e dhënë në fletë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Materiale të printuara, veglat dhe mjetet e punës (peshore, gota prej 100 cm3 , 500 cm3 , menzura, shkop qelqi, pipëza, reaktivët (ujë, klorur natriumi, sheqer, alkool), laps, fletore.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fizika (gjendjet agregate, njësitë matëse), Matematika (llogaritje aritmetike), Biologji (tretësirat në organizmat e gjalla).PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPlotësoni hartën konceptuale me termat e duhur, ku si term kryesor janë tretësirat: përqendrim në përqindje, tretshmëri. Pjesa kryesore e orës:Nxënësit/et ndahen në 5 grupe me nga 5 nxënës (kjo varet nga numri i nxënësve në klasë).
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69