Page 66 - Demo
P. 66
Libër për mësuesin/en64Secili nxënës në grup merr një numër nga 1 deri në 5. Edhe tavolinat janë të shënuara me numra nga 1 deri në 5. Nxënësit/et që tërheqin numrin 1, vendosen në tavolinën numër 1, e kështu me radhë. Zgjidhet udhëheqësi i grupit në çdo tavolinë, i cili pas përfundimit të punës eksperimentale raporton në emër të grupit. Në çdo tavolinë shpërndahen fletat e përgatitura paraprakisht nga mësimdhënësi/ja me përshkrimin e veglave, mjeteve të punës dhe reaktivët.Fleta 1 (Përgatitja e 50 g të tretësirës 5% NaCl)Fleta 2 ( Përgatitja e 30 g të tretësirës 5 % etanol) Fleta 3 (Përgatitja e 60 g të tretësirës 10% sheqer) Fleta 4 (Përgatitja e tretësirës 500 g të klorurit të natriumit 0,9%)Fleta 5 (Përgatitja e 500 g të tretësirës së 5% sheqer)Pas leximit dhe diskutimit të materialit në grupe, kalohet në realizimin e detyrave konkrete. Koha e përfundimit të detyrave 15-20 minuta. Nxënësit/et do të monitorohen dhe ndihmohen nga mësimdhënësi/ja gjatë gjithë kohës së zhvillimit të punës eksperimentale.Udhëheqësit e grupeve raportojnë për rezultatet përfundimtare, të cilat i kanë realizuar gjatë punës eksperimenteve.Pas raportimit nga ana e nxënësve, zhvillohet një debat rreth përdorimit të tretësirave me përqendrim të caktuar, përmes pyetjeve që parashtrohen nga ana e nxënësve dhe përgjigjeve të tyre.Metoda eksperimentale nxit dhe zhvillon aftësitë shkencore dhe aftësitë manipuluese.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi dhe vetëvlerësimi bëhet me fletë ose listë kontrolli.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURKërkohet nga nxënësit/et të gjejnë në shtëpitë e tyre së paku dy përzierje që janë me përqendrim të caktuar dhe të llogarisin sasinë e substancës së tretur.

