Page 67 - Demo
P. 67
Kimia 765TOKA DHE ATMOSFERAPërbërja e tokës ka zënë vend në fillim të kapitullit dhe është shumë e rëndësishme që nxënësit/et të njihen me mineralet të cilat është e pasur Kosova, si dhe mundësinë e zhvillimit ekonomik në të ardhmen. Gjatë trajtimit të kësaj teme, theksi duhet të vihet te xehet që gjenden në Kosovë, siç janë: zinku, plumbi, hekuri, nikeli dhe mënyra e përpunimit të tyre. Preferohet që nxënësit/et të bëjnë ndonjë vizitë te xeheroret më të afërta nga komuna juaj apo edhe në muzeun e mineraleve në Trepçë. Sa i përket pjesës minerale për përfitimin dhe rolin e tyre në industri, mund të përdoren edhe materiale nga interneti siç janë videot apo animacionet e ndryshme që shpjegojnë përfitimin e metaleve:- https://www.youtube.com/watch?v=VEGNIV50FcM- http://www.rsc.org/learn-chemistry/resource/res00000478/extracting-metals-fromrocks?cmpid=CMP00005111Ajri dhe përbërja e tij është pjesë e këtij kapitulli, ku trajtohen edhe gazet kryesore përbërëse të ajrit: oksigjeni, azoti dhe dioksidi i karbonit. Në këtë pjesë, nxënësit/et mund të demonstrojnë eksperimente dhe të zhvillojnë shkathtësitë në shkenca.Përbërja e ajrit dhe ndikimi i njeriut në këtë pjesë shumë të ndjeshme është vërejtur mjaft edhe në Kosovë këto vitet e fundit. Prandaj, është me shumë interes që nxënësit/et të vetëdijesohen se edhe ata janë pjesë e këtyre ndikimeve dhe se ata gjithashtu munden të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes.Kjo pjesë mund të zhvillohet edhe në formë projektesh, ku nxënësit/et përveçse mund të identifikojnë ndotësit rreth tyre, mund të organizojnë edhe aktivitete me qëllim të ruajtjes së mjedisit. Nxënësit/et mund të përgatisin postera, broshura apo edhe të mbajnë ligjërata informuese në komunitet dhe te nxënësit/et e gjeneratave tjera. Materiale që mund të përdoren në këtë pjesë janë edhe gazetat, ku gjatë stinës së dimrit kemi çdo ditë artikuj të ndryshëm ku trajtohet ndotja e mjedisit. Gjithashtu, në portale të ndryshme në Kosovë, çdo ditë publikohet rreth cilësisë së ajrit dhe kjo mund të përdoret edhe për projekte afatgjata për punë me nxënës.- https://www.britannica.com/science/air- https://www.bbc.com/bitesize/topics/zwps6yc- https://study.com/academy/lesson/air-pollution-lesson-plan.html- https://britannicalearn.com/blog/air-pollution-high-school-science/

