Page 68 - Demo
P. 68


                                    Libër për mësuesin/en66ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Toka dhe atmosferaRezultati i të nxënit të temës:Përshkruan strukturën e tokës dhe përbërjen e saj (kores, mantelit dhe bërthamës së tokës)Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2,6 II.6,7 III.2,5Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Shpjegon përbërjen e litosferës, hidrosferës, atmosferës, biosferës, proceset në to dhe ndërrimet e thjeshta të pozitës së trupave gjatë kohës.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Planeti Tokë.Fjalët kyçe: Toka, korja e tokës, mantel, bërthama.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreKriteret e suksesit:- Numëro pjesët kryesore të Tokës.- Trego përbërjen kimike të secilës pjesë të Tokës.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Lapsi, fletorja, foto ose projektori.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fizika (fusha magnetike e tokës), Matematika (llogaritje aritmetike), Gjeografia (struktura e tokës).PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREDiskutohet për planetin tonë, për pozitën e tij në sistemin Diellor.Fillohet me pyetjen: Çka e bënë planetin Tokë të veçantë që mund të zhvillohet jeta në të?Përgjigjet e nxënësve vendosen në formë diagrami në tabelë (ajri, uji, fusha magnetike etj.). Nëse përgjigjet janë të sakta, atëherë vazhdohet, por nëse jo, atëherë plotësohet nga mësimdhënësi/ja.Kërkohet të hapet libri te njësia mësimore “planeti Tokë” dhe të lexohet me kujdes. Për çdo informatë që ata kanë ditur duhet të shënojnë një shenjë “√” ndërsa për çdo informatë të cilën nuk e kanë njohur më parë shenjën “X”.Pas leximit të tekstit, kërkohet nga ta që nëse kanë ndonjë paqartësi, ta diskutojmë me shokët/shoqet e klasës. Kërkohet që në mënyrë individuale ta plotësojnë skemën e dhënë në fletore pune.
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72