Page 7 - Demo
P. 7


                                    Kimia 75HYRJESuksesi i nxënësve në shkencat e natyrës varet nga puna dhe përkushtimi i mësimdhënësve dhe nxënësve. Kjo arrihet duke përdorur qasje moderne interaktive dhe gjithëpërfshirëse, metoda, teknika dhe forma të ndryshme të punës. Për këtë qëllim, përdoren shumë procedura, si: informacioni i ri, ushtrime, detyra, punë me projekte, punë praktike etj. Për të arritur suksesin e dëshiruar, duhet të përdoren edhe llojllojshmëri të materialeve dhe mjeteve, si: modelet, diagramet dhe tabelat, substancat kimike, mjete nga kuzhina apo laboratori, instrumente, kompjuter dhe teknologji tjera për edukim. Kjo qasje dhe këto metoda duhet të jenë në funksion të inkurajimit të mendimit të pavarur, kritik dhe kreativ të nxënësit.Në këtë libër janë dhënë udhëzime dhe modele për punë në klasë, apo edhe jashtë klasës të cilat mund të realizohen përmes punës së pavarur nga nxënësit. Të gjitha udhëzimet apo modelet e paraqitura janë në funksion të arritjes së rezultateve për lëndën, si dhe kontributit në rezultatet e kompetencave për shkallën 3 sipas Kurrikulës Bërthamë.Modelet e paraqitura në këtë libër janë vetëm një mënyrë e realizimit të orës mësimore apo ndonjë aktiviteti. Mësimdhënësit mund t’i përdorin këto modele mësimi ashtu siç janë organizuar, mund t’i modifikojnë ato apo të planifikojnë ndryshe realizimin e orës mësimore, varësisht nga preferencat e mësimdhënësit.
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11