Page 70 - Demo
P. 70
Libër për mësuesin/en68ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Toka dhe atmosferaRezultati i të nxënit të temës:Shpjegon burimet e limituara të materialeve që i marrim nga Toka dhe rolin e riciklimitRezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2, II.4,6 III.1,3,8Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Shpjegon përbërjen e litosferës, hidrosferës, atmosferës, biosferës, proceset në to dhe ndërrimet e thjeshta të pozitës së trupave gjatë kohës.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Lëndët e djegshme fosileFjalët kyçe: Lëndë të djegshme fosile, karburante, energji, dioksid i karbonit.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreKriteret e suksesit:- Përkufizo lëndët e djegshme fosile. - Trego nga dy anë pozitive dhe negative të përdorimit të lëndëve të djegshme fosile.- Shpjego me së paku 3 fjali, rëndësinë e qymyrit për Kosovën.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: libri, fletorja e punës, fletorja e klasës, lapsi. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Matematika (llogaritje aritmetike), ndotja dhe mbrojtja e mjedisit.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREDiskutohet me nxënësit/et rreth energjisë që është shpenzuar gjatë ardhjes së tyre në shkollë me transport, përfitimin e ushqimeve që kemi konsumuar, rrobave etj.Në mënyrë individuale, nxënësve u jepet të lexohet teksti për lëndët e djegshme fosile. Ata lexojnë në heshtje dhe plotësojnë pyetjet e dhëna në fletore pune.1. Lëndët e djegshme fosile janë substanca, të cilat sot njerëzimi i shfrytëzon në masë të madhe.a) Shpjego pse quhen lëndë të djegshme fosile. b) Kush bën pjesë në lëndë të djegshme fosile?c) A është e pasur Kosova me lëndë të djegshme fosile? Nëse po, atëherë trego llojin dhe regjionin ku gjinden?2. Trego anët pozitive dhe negative të përdorimit të lëndëve të djegshme fosile.Cilat burime të energjisë do të mund të zëvendësojnë lëndët e djegshme fosile pas shpenzimit të tyre?

