Page 72 - Demo
P. 72
Libër për mësuesin/en70ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Toka dhe atmosferaRezultati i të nxënit të temës:Dallon përbërësit e ajrit (oksigjeni, azoti dhe dioksidi i karbonit) dhe përshkruan vetitë e tyre.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2,3,5, II.4,6 III.1,2,3,8Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Shpjegon përbërjen e litosferës, hidrosferës, atmosferës, biosferës, proceset në to dhe ndërrimet e thjeshta të pozitës së trupave gjatë kohës.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: OksigjeniFjalët kyçe: Oksigjeni, ozoni.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreKriteret e suksesit:- Shpjego përhapjen e oksigjenit në natyrë.- Përfito me anë të eksperimentit oksigjenin në laborator apo klasë.- Vërteto vetitë e oksigjenit elementar.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Fletorja, lapsi, mjetet laboratorikeLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Biologjia (rëndësia e oksigjenit për botën e gjallë), ndotja dhe mbrojtja e mjedisit.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREDiskutohet me nxënësit/et në klasë për përhapjen e oksigjenit në natyrë dhe roli i tij për jetën. Kërkohet nga ata që të ndërtojnë një diagram ku në mes vendosin oksigjenin dhe plotësohen me radhë: përhapja e tij, përfitimi, vetitë, dhe përdorimi.Fillimisht diskutohet për përhapjen dhe kërkohet nga nxënësit/et të plotësojnë njërën pjesë të diagramit. Pastaj u jepen eksperimente në grupe rreth përfitimit dhe vetive të oksigjenit.Grupi IPërfitimi i oksigjenit në laboratorMjetet e punës: Epruveta, mbajtësi i epruvetave, flakëdhënësi, fije shkrepëse, pincetë.Reagjentë: Klorati i kaliumitEcuria e punës: Në epruvetë vendosim një lugë kolarat kaliumi dhe epruveta ngrohet mbi flakëdhënës

