Page 73 - Demo
P. 73
Kimia 771derisa të shkrihet klorati i kaliumit. Ndizet fija e shkrepëses dhe me ndihmë të pincetës mbahet brenda epruvetës. Çka ndodh me flakën e shkrepëses dhe pse?Grupi IIPërfitimi i oksigjenit në laboratorMjetet e punës: Erlenmajeri, fije shkrepëse, pincetë.Reagjentë: permanganate i kaliumit, peroksidi i hidrogjenit.Ecuria e punës: Në erlenmajer vendoset një majë luge permanganat kaliumi dhe 20 ml ujë i distiluar. Në erlenmajer shtohen edhe 5 ml peroksid hidrogjeni. Ndizet fija e shkrepëses dhe me ndihmën e pincetës mbahet fija e shkrepëses e ndezur brenda erlenmajerit. Çfarë ndodh me flakën e shkrepëses dhe pse?Grupi IIIFormimi i flakës pa shkrepësMjetet e punës: Havan porcelani, pipetë, lugë metalike, pambuk, mbajtëse metalike.Reagjentët: Permanganat kaliumi, acid sulfurik i përqendruar, alkool.Ecuria e punës: Në havan shtohet 1 g permanganat kaliumi dhe tri pika acid sulfurik i përqendruar. Pambuku laget me alkool dhe me anë të mbajtëses metalike, preket substanca e përfituar në havan. Çfarë vëreni? Pse ndodh ky fenomen?Grupi IVLlamba e AladinitMjetet e punës: shishe, hinkë, pallomë, lugë, pe i hollë, tapë.Reagjentët: permanganat kaliumi, peroksid hidrogjeni.Në një copë pallome hedhim një maje luge permanganate kaliumi dhe ajo mbështillet me ndihmën e perit, i cili lihet i gjatë rreth 10 cm. Në shishe, përmes hinkës hedhim 20 ml peroksid hidrogjeni. Permanganati i kaliumit i lidhur për peri vendoset brenda shishes, ku fija e perit mbahet në majë të shishes me ndihmën e tapës.Në mungesë të shumicës së mjeteve dhe substancave, mund të realizohet vetëm me njërën metodë.Plotësohen në diagram përfitimi i oksigjenit dhe vetitë e tij.Jepen sqarime përmes diskutimit edhe për përdorimin dhe kështu plotësohet diagrami.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi dhe vetëvlerësimi bëhet me fletë ose listë kontrolli.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPlotësohet fletorja e punës për oksigjenin.

