Page 74 - Demo
P. 74


                                    Libër për mësuesin/en72ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Toka dhe atmosferaRezultati i të nxënit të temës:Dallon përbërësit e ajrit (oksigjeni, azoti dhe dioksidi i karbonit) dhe përshkruan vetitë e tyreRezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2,3,5, II.4,6 III.1,2,3,8Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Shpjegon përbërjen e litosferës, hidrosferës, atmosferës, biosferës, proceset në to dhe ndërrimet e thjeshta të pozitës së trupave gjatë kohës.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Dioksidi i karbonit.Fjalët kyçe: Dioksid karboni, qarkullimi i dioksidit të karbonit, fotosintezë.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreKriteret e suksesit:- Shpjego përhapjen e dioksidit të karbonit në natyrë.- Përfito me anë të eksperimentit dioksidin e karbonit në laborator apo klasë.- Vërteto vetitë e dioksidit të karbonit. - Shpjego qarkullimin e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në atmosferë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Fletorja, lapsi, mjetet laboratorikeLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Biologjia (rëndësia e dioksidit të karbonit për botën e gjallë), ndotja dhe mbrojtja e mjedisit.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREDiskutohet me klasën për përhapjen e dioksidit të karbonit në natyrë dhe roli i tij në botën e gjallë. Fillohet me eksperiment rreth përfitimit dhe vetive të dioksidit të karbonit. Eksperimenti mund të zhvillohet në grupe apo në mënyrë individuale.EksperimentiMjetet e nevojshme: dy qirinj, sodë buke (bikarbonat natriumi), uthull (acid acetik), banjo (enë e thellë), fije shkrepëseje.Ecuria e punës:Dy qirinj të madhësive të ndryshme fiksohen në enën e cila është më e thellë se gjatësia e qirinjve. Ndizen qirinjtë dhe në afërsi të tyre hedhim katër lugë sodë buke (rreth 10 g). Me kujdes, mbi sodën e vendosur në enë, hedhim rreth 50 ml uthull. Vëreni ndryshimet!
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78