Page 75 - Demo
P. 75


                                    Kimia 773Pyetjet që mund të përdoren gjatë orës mësimore:- Çfarë ndryshimi vëreni kur shtojmë uthullën mbi sodë? - Cili gaz përfitohet gjatë reaksionit të sodës me uthull? - Pse soda reagon me uthull?- Në cilat raste përdoret reaksion i ngjashëm në jetën e përditshme?- Cilat mund të jenë mënyrat e tjera të përfitimit të dioksidit të karbonit?- Pse në disa vende buron uji i gazuar e në shumë vende uji i pagazuar?- Çka ndodh me qirinjtë pasi kemi shtuar uthullën?- Pse ndodh ky ndryshim me qirinjtë?- Te cili qiri vërejmë së pari ndryshimin?- Pse ndryshimi nuk ndodh njëkohësisht te të dy qirinjtë?- Në cilat profesione, njerëzit mund të jenë të rrezikuar nga ky fenomen?- Për çfarë mund të përdoret ky fenomen?Eksperiment 2Si mund ta vërtetojmë se ne lirojmë dioksid karboni?Në një gotë vendosim rreth 50 ml ujë gëlqere Ca(OH)2. Tretësira duhet të jetë e kthjellët. Me anë të një pipëze, fryjmë disa herë brenda në tretësirë derisa të marrë ngjyrë të bardhë dhe të fundërrojë një pjesë e gëlqeres (fig.4.24). Ngjyra e bardhë tregon praninë e dioksidit të karbonit në frymën që çlirojmë.Pas përgjigjeve, në formë diskutimi plotësohen edhe përdorimi i dioksidit të karbonit duke i ndërlidhur ato me vetitë e tij.Kërkohet që nxënësit/et të shpjegojnë qarkullimin e dioksidit të karbonit në natyrë, duke u bazuar në figurën 4.23 nga teksti.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi dhe vetëvlerësimi bëhet me fletë ose listë kontrolli rreth punës praktike, diskutimeve dhe përgjigjeve të dhëna për pyetjet.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPlotësohet fletorja e punës për dioksidin e karbonit.
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79