Page 76 - Demo
P. 76
Libër për mësuesin/en74ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: KimiShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema:Toka dhe atmosferaRezultati i të nxënit të temës:Vlerëson rëndësinë e përbërësve të ajrit për proceset jetësore, si lëndë të para industriale dhe ndikimin e tyre në ngrohjen globale.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2,3,6 II.5,7 III.2,5Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Shpjegon përbërjen e litosferës, hidrosferës, atmosferës, biosferës, proceset në to dhe ndërrimet e thjeshta të pozitës së trupave gjatë kohës.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Efekti serrë.Fjalët kyçe: Dioksidi i karbonit, efekti serrë, ngrohja globale, rrezet e dritës, rrezet infra të kuqe.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreKriteret e suksesit:- Shpjego lidhjen mes dioksidit të karbonit dhe ngrohjes globale.- Numëro 5 ndotësit më të mëdhenj të ajrit me dioksid karboni.- Parashiko tri pasoja nga ngrohja globale që mund të jenë në të ardhmen.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Libri, fletore pune, lapsi, kompjuteri, projektori (në mungesë të tyre mund të përgatiten diagrame dhe statistika të printuara).Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fizika (rrezatimi), Matematika (llogaritje aritmetike), Biologji (migrimi i kafshëve dhe ndikimi i temperaturave tek bimët), Ndotja dhe mbrojtja e mjedisit.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREHapet diskutimi rreth ngrohjes globale (është temë e për të cilën kanë informacion të gjithë nxënësit/et). Vendosen në tabelë informacione kyçe që japin nxënësit/et rreth efektit serrë.Në projektor shfaqet një video, e cila shpjegon efektin serrë (në mungesë të saj, mundet të shpjegohet edhe mësimdhënësi/ja përmes një skice në tabelë).

