Page 77 - Demo
P. 77
Kimia 775 1 Rrezatimi diellor depërton në atmosferë i papenguar.2 Pjesa më e madhe e rrezatimit absorbohet nga sipërfaqja e tokës dhe e ngroh atë.3 Rrezatimi termik emetohet nga sipërfaqja e tokës4 Një pjesë e rrezatimit termik largohet nga atmosfera, ndërsa pjesa tjetër absorbohet nga gazet serrë dhe riemetohet në të gjitha drejtimet.5 Një pjesë e rrezatimit diellor reflektohet nga toka dhe atmosfera. Nxënësve u jepen diagrame me ndotësit më të mëdhenj me dioksid karboni dhe diskutohet pse këto shtete janë ndotësit më të mëdhenj (pra, diskutohet numri i popullsisë, prodhimtaria, transporti etj.).Kërkohet nga nxënësit/et që të shkruajnë tri pasoja që mund të ketë ngrohja globale për të ardhmen. Pastaj ndërtohet një organizues grafik në tabelë ku shënohen pasojat e mundshme nga ngrohja globale. Në qendër të grafikut shënohet pasojat nga ngrohja globale në të ardhmen.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi dhe vetëvlerësimi bëhet me fletë ose listë kontrolli.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësve u jepet detyrë që brenda javës të shohin dokumentarin fitues të çmimit “Oskar”, “Inconvenient truth” apo ndonjë dokumentar tjetër dhe të shkruajnë një ese prej 300 fjalësh.

