Page 78 - Demo
P. 78


                                    Libër për mësuesin/en76SHËNDETI I NJERIUTNë këtë kapitull janë përfshirë tema të cilat janë shumë të rëndësishme për jetën dhe ndikojnë në zhvillimin e kujdesit të nxënësve ndaj shëndetit të tyre, përgjegjësitë si qytetar i përgjegjshëm dhe kontribuues për shoqërinë.Në këtë kapitull sugjerohet të punohet edhe në formë projektesh, ku nxënësit/et të kenë mundësinë për të promovuar ushqyerjen e shëndetshme dhe parandalimin e përdorimit të substancave të rrezikshme, të cilat janë një sfidë e shoqërisë në mbarë botën.Gjithashtu, nxënësit/et duhet të vetëdijesohen për kultivimin e ushqimeve dhe mungesën e ushqimeve sot në botë, por edhe në të ardhmen.Në tekstin mësimor janë dhënë kryesisht informacione që lidhen direkt me jetën e tyre, si dhe detyra të cilat zgjojnë kureshtjen dhe zhvillojnë të menduarit kritik të tyre. Fletorja e punës është gjithashtu e ndërlidhur si pjesë e çdo njësie mësimore dhe mund të përdoret gjatë orës mësimore, por edhe si punë e pavarur e nxënësve në shtëpi.Për këto përmbajtje mësimore mund të gjeni edhe materiale dhe aktivitete të shumta edhe në adresa të ndryshme në internet. Disa adresa elektronike po i paraqesim më poshtë:https://www.takingcharge.csh.umn.edu/explore-healing-practices/food-medicine/how-does-foodimpact-health- https://www.teachervision.com/subjects/health-safety/nutrition- https://www.uen.org/lessonplan/view/1169- https://www.britannica.com/topic/food-preservation- http://www.rcmp-grc.gc.ca/cycp-cpcj/dr-al/lp-pl/index-eng.htm- http://headsup.scholastic.com/teachers/14-drug-education-activities
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82